E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rudina Zhara i takon gjeneratës së parë të aktorëvë që dolën nga Universiteti i Tetovës. Që nga viti 1997 merret profesionalisht me artin e aktrimit duke mishëruar me suksese një mori rolesh nga më të ndryshmet. Ka provuar veten gjithashtu edhe si skenariste dhe si regjisore. Talenti i saj , puna , vullneti dhe entuziazmi e bën Pejën edhe më të pasur me një artiste me plotkuptimin e fjalës. Ajo ka provuar veten në teatër, film, tv, në serial madje edhe në arsim duke ia dalë gjithmonë mbarë dhe me rezulltate pozitive.
Rudina Zhara:  ēdo punė qė e kam marrė pėrsipėr e kam bėrė me plotė dashuri.









Rudina Zhara e lindur në Pejë, shkollën fillore dhe të mesme e kreu ne Pejë ndersa studimet për aktore ne fakultetin e artit dramatik i mbaroi në Universitetin e Tetovës.,klasa e profesor Sefedin Nuredinit. Pas studimeve u kthye në vendlindje ku jeton dhe vepron.

Intervistoi: Avni Osmani

Na tregoni si ju lindi ideja të bëheni aktore dhe pse pikërisht zgjodhët rrugën e mundimshme të artit?

Rudina Zhara : Nuk e besoj se duhet të të lindë ideja për tu bërë aktore , besoj shumë që është diçka që e ndjenë brenda vetes, nuk e di për vete kur ka qenë momenti që jam përcaktuar, thjeshtë gjithmonë e kam dashur këtë profesion.

Keni studjuar në Universitetin e Tetovës , çfarë përshtypjesh ju la jeta studentore në Tetovë?

Rudina Zhara : Periudha kohore kur unë kam studiuar ka qënë paksa specifike. Ishin kohëra shumë te vështira politike si në Kosovë ashtu në Maqedoni, jam gjenerata e parë e aktrimit në Usht, mbi të gjitha vështirësitë dhe fazat tranzicionale te mentalitetit në Tetovë është periudha më e bukur e jetës sime, shumë shpeshë kam nostalgji për atë kohë, për koleget, shoqërinë , njerëzitë e Tetovës te cilët më përkrahën shumë.

Na flisni për karrierën tuaj keni marrë pjesë në teatër dhe nëpër projekte televizive , cili rol ose project ju ka lënë më shumë mbresa dhe ku e gjen veten më së miri Rudina?
Rudina Zhara nw shfaqen ,,Vëlla ,vëlla kosi me dollarë ''

Rudina Zhara: Rolet e mia në karierën time janë të ndryshme, një gjë mundë ta them : çdo punë që kam marrë përsipër patjetër se e kam bërë me plotë dashuri, përndryshe unë nuk di të funksionoj ndryshe.

,,Me dyerr të mbyllura,, roli – Estela , autore –Zhan pol sartr regjisor –Ahmet Jakupi Teatri i kombësive Shkup 1997 xhirruar për Mtv e Shkupit.

Projekt filmik ,,Shi me gjak,, regjisor Sefedin Nuredini 1998 Kumanovë
Rekordi i përtacisë –shfaqe per fëmije,teksti ®jia Sefedin Nuredini 1998

,,Këmbegjati ,barkëmadhi dhe largëpamësi,,shfaqe për
fëmijë ,teksti dhe regjia Sefedin Nuredini 1999 Tetovë.

,,Të vdekur të pavarrosur,, roli –Fransua, autore-Zhan pol Sartri , regjisor Sefedin Nuredini ,Tetovë 1999.

,,Aleksandri i madh i Maqedonisë ,, e autorit murat isaku,regjisor-xhevat limani, Strugë 1999.

Projekt filmik, ,,Gjurmët e trotuarit,, metrazhi i shkurtër ,Regjisore Shqipe Nuredini Kumanovë viti 2000.

,,Burri me dy gra,, autor –Rey kunej, regjisor Sulejman Rushiti –teatri alternativa 2000 Shkup.

,,Gënjeshtra i ka këmbët e…,, teksti dhe regjia Arsim Kaleci &Rudina Zhara 2000 Tetovë.

,,Shërbetori i dy zotërinjëve,, Carlo Goldone regjisor Bekim Halili Tetovë 2000.

,,Moteli,, teksti ®jia Shqipe Nuredini 2000-01 Shkup ,xhirruar për
mtv Shkup me pjesemarrje në festival në Korçë dhe Elbasan

,,Pasioni i lindjes se zjarrtë,, teksti ®jia Sofia Cooper , Pejë 2002
Rudina Zhara në skenë


,,Sfida e madhe,, autor –Nebi islami, regjisor-Sefedin Nuredini Teatri i Pejës 2004 me pjesëmarrje në festivalin e Dibrës 2004 dhe festivalin e Kumanovës 2004.

,,Dramë pasioni,,autor- Peter Nichols ,regjisor-Donard Hasani ,Struge 2005 me pjesëmarrje në festivalin e shkupit 2005

,,Rrëfimet e narkomanëve,, autor Reshat Nurboja, regjisor-Ruzhdi Spahiu teatri i qytetit ,,Istref Begolli ,, Pejë 2007

,,Memeci që flet,, shfaqe për fëmijë ,regjisor-Denis Berisha-teatri i Pejës 2007


,,Rrëfimet e narkomanëve 2,,autor –Reshat Nurboja ,regjisor-Adonis Filipi, teatri profesional,,Istref Begolli ,,Pejë 2008-9



Projekt filmik : Kështjella e Arbënis,, regjisor-Nimon Muçaj 2009

,,Vëlla ,vëlla kosi me dollarë,,autore F,Postoli &K.floqi ,regjisor-Ahmet jakupi ,teatri profesional,,Istref Begolli,, Pejë 2011 me pjesemarrje ne festivalin e Dibrës dhe festivalin e Kumanoves.

Seriali,,qyteti pa lumë,, regjisor Ilir Kabashi,rtk 2011 si dhe disa projekte të tjera .

Keni punuar në shkollën e mesme,, Odhise Pakali ‘’ në Pejë na tregoni më detalisht çfarë eksperience ishte kjo për ju dhe çfarë u bë me fatin e kësaj shkolle dhe me fatin tuaj pastaj.?
Shfaqja ,, Tomi dhe Xherri '' regjia : Rudina Zhara

Rudina Zhara : Përvoja ime në shkollën e mesme të arteve aplikative Odhise Paskali ka qenë e larmishme ,shumë tërheqese ,sfiduese ,ishte përgjegjësi shumë e madhe,kjo degë është mbyllur sepse ka nevojë për pauza ,të mos prodhojmë vetëm aktorë,në fakt është dashurë vetëm te pauzohet ndërsa tani e kanë mbyllurë me arësyetimin se nuk ka planprogram.

Aty kam patur aktivitete të ndryshme kulturo artistike si në organizimin e shfaqeve dhe recitaleve, shfaqeve të shkurtëra për fëmijë si dhe inskenimin e disa përallave etj.

Keni marrë pjesë në serialin ,, Qyteti pa lum뒒 si do ta vlerësoni këtë bashkëpunim dhe a do të ju shohim edhe në episodet tjera të këtij seriali që do të realizohen në të ardhmen .?

Rudina Zhara: Seriali ,, Qyteti pa lum뒒 është një serial i zhanrit dramë i cili vërtetë i ka munguar publikut tonë,bashkëpunimi ka qenë shumë korekt dhe besojë se ashtu do të vazhdojë, po do luajë dhe në episodat e ardhëshme.
Rudina Zhara në serialin ,,Qyteti pa lumë''

Sa jeni e kënaqur me rrjedhat kulturo-artistike në Pejë dhe në përgjithësi në Kosovë? Sa i jepet hapsirë gjeneratës së re ?

Rudina Zhara: Nuk jam e kënaqur por jam optimiste se në të ardhmën e afërt do krijohet hapësirë e mjaftueshme për punë e sidomos për vlera.

A mendoni se tek ne mungon me të madhe kinematografia repektivisht filmi i mirëfilltë shqiptar , sipas jush ku qëndron problem i mospasjes kur dihet fakti se kemi plot aktor bile edhe regjisor?

Rudina Zhara: Këtu kam vetëm një thënie,,dëshira dhe mundësitë rrallëhere janë bashkë,, ne duam të kemi kinematografi, me gjeneratat e reja ka gjeneruar edhe kualiteti i regjisorëve dhe aktorëve por mundësitë nuk janë të mjaftueshme në Kosovë ,tregu është i vogël dhe besoj se duhet skenaret e filmave tonë të jenë me tema më urbane, sikur është harxhuar tema e folklorit si dhe ajo e kanunit të cilat tema vetëm nxjerrin anët negative te kulturës e traditës sonë.

A keni marrë pjesë në ndonji festival të teatrit apo të filmit dhe sa ndikojnë festivalet për një artiste të mirëfilltë?

Rudina Zhara : Po kam marrë pjesë në festivale dhe besoj se është shumë me rëndësi . Festivalet janë ura lidhëse ndërmjet artistëve .

Përveç aktrimit cili është hobi i juaj apo a keni ndonjë aktivitet tjetër ?

Rudina Zhara : Nuk mundë të kemi asgjë që ska të bëjë me aktrimin , janë kukullat që i punojë për teatrin tim të kukullave.

Cili është mesazhi juaj për lexuesit e gazetës online Yllpress. Com ?

Rudina Zhara: Mesazhi im për lexuesit është: Mos harroni se nuk kemi fuqinë mbi të nesërmen prandaj shijoni momentin me kënaqësi.


Rudina Zhara

Publikuar: 18.10.2011 | 22:20
Lexuar: 1098 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
izime murtezani (18/10/2011 22:55:08) artiste,me plotkuptimin e fjales,mbi te gjitha nje shoqe shum e mir.
Kozeta (18/10/2011 23:32:33) Nje nder prof. me altruist ne aspektin e mesimdhenies!Nga njerezit modest ,lindin njerez me virtyte te medhaja,eshte ajo qe un kisha konkretizu tek prf.Rudina.ZH
I uroj shume e shume suksese!
linda (19/10/2011 21:17:58) suksese njerzve te artit , dhe Yllpresit pune te mbare
jehona (20/10/2011 13:58:31) Tung Rudina te dua shum je e papar nje Aktore e mrekullueshme puq te dua shum Jehona Gjakov
lulja (21/10/2011 21:22:18) Pėr nji Artiste te veqant: Rudina je Yll i skenes Teartale te uroj shum e shum sukses Lule Lluka..... Gjakov
aliu (21/10/2011 22:51:28) E madhe dhe shume punetore pergezime dhe respekt per punen te uroje gjitha te mirat ne jete pune ala
ENDISI (23/10/2011 12:58:18) Halle Rudina te urojme suksese te metejshme si ne profesion edhe ne jeten private.endisi geldi
aida (23/10/2011 16:29:08) pershendetje rudina urime te metejshme ne profesion dhe ne jete,besoj se Peja duhet te jete shume krenare per nje artiste si ti......
imer (05/12/2011 23:48:26) rudina te pershendes me gjithe zemer dha hallall te qoft se nuk te paska shkuar mundi kot,te uroj suksese ne jeten private dhe ate publike,te pershendet imeri nga kaqaniku

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime