E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas zyrës së Presidencës Topi dhe homologu i tij Sheiku Al Thani, shprehën njëzëri vendosmërinë, vullnetin dhe angazhimin e tyre për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh e fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.
Topi dhe Sheiku Al Thani, shprehen pėr bashkėpunimin






Forcimi i marëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, ishte tema kryesore e takimit të të Presidentit Bamir Topit dhe Emirit të Shtetit të Katarit, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Sipas zyrës së Presidencës Topi dhe homologu i tij Sheiku Al Thani, shprehën njëzëri vendosmërinë, vullnetin dhe angazhimin e tyre për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh e fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.

Duke folur për situatën e re në rajonin e Ballkanit, Kryetari i Shtetit i shprehu mirënjohjen Emirit të Shtetit të Katarit edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar nevojën e rritjes së numrit të vendeve që mund ta njohin së afërmi Kosovën, pikë në të cilën Shteti i Katarit mund të luajë një rol të rëndësishëm me influencën e vet.

Sheiku Al Thani vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes Shtetit të Katarit dhe Shqipërisë, të cilat do të thellohen edhe më tej me nënshkrimin e sotëm të tetë marrëveshjeve të ndryshme me interes reciprok mes dy vendeve tona, bashkëpunimin e frytshëm në kuadër të organizmave ndërkombëtare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike si dhe vuri në pah faktin se Shteti i Katarit është një partner strategjik afatgjatë dhe serioz për sa u përket investimeve dhe bashkëpunimit të gjithanshëm.

Takimi vijoi me ceremoninë e dekorimit të Emirit të Shtetit të Katarit nga Presidenti Topi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Publikuar: 19.10.2011 | 08:50
Lexuar: 279 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime