E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kur një artist është i përmasave të jashtëzakonshme, edhe jeta e tij bëhet pjesë e një vëmendjeje të jashtëzakonshme, për më tepër kur bëhet fjalë edhe për një jetë të jashtëzakonshme e me një fund po të tillë.
Pretendimi, Van Gogh nuk e vrau veten!




Vincent Van Gogh nuk e ka vrarë veten. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur autorët e një biografie të re të piktorit të madh holandez. Dy autorët e biografisë së re thonë se ndryshe nga sa është besuar deri më tani, ka shumë mundësi që piktori i madh i “lulediellit” dhe i shumë veprave të jashtëzakonshme, nuk e ka vrarë veten por është vrarë në mënyrë aksidentale nga dy djem të cilët ai i njihte dhe që kishin në duar një armë me defekt. Autorët e kësaj vepre të fundit kanë dalë në një përfundim të tillë të ndryshëm nga ai në të cilin besohej deri më tani pas dhjetë vite studimesh dhe bashkëpunimesh me mbi 20 shkencëtarë dhe përkthyes. Muzeu i Van Gogh në Amsterdam e ka cilësuar këtë deklaratë të dy autorëve të librit si “dramatike” dhe “intriguese”. Megjithatë në një deklaratë, një nga autorët bëri të ditur se, gjithsesi, ka ende shumë pyetje që kanë mbetur pa përgjigje. Ndërkohë pretendimet e reja do të gjenerojnë shumë shpejt debate dhe diskutime në rrethin e artistëve dhe të biografëve dhe studiuesve të artit të Van Gogh. Piktori i madh vdiq në Francë, në vitin 1890, në moshën 37-vjeçare. Mjeshtri holandez mendohej prej një kohe të gjatë se kishte vrarë veten edhe për shkak të gjendjeve të herëpashershme negative mendore dhe shpirtërore që kalonte. Por libri i fundit thotë se Vincent nuk shkoi në fushën ku u gjet i vrarë me qëllimin e vetëvrasjes por thjesht për të shëtitur dhe se më pas është vrarë në mënyrë rastësore nga dy djem të cilët i njihte. Në fakt, këtë teori e mbështet edhe një historian, që në kohën e ngjarjes shkoi që të shihte vendin ku u vra Vincent dhe ai gjeti shumë detaje të cilat e konfirmojnë teorinë e dalë së fundi për vdekjen e tij. Ato përfshijnë vlerësimin se plumbat janë futur në gjoksin e Vincent nga një kënd që nuk është ai që zakonisht ndodh në rastin e vetëvrasjes e që zakonisht, është këndi i një të qëlluari nga dikush tjetër. Sipas autorëve, dy djemtë që e kanë qëlluar pa dashje piktorin e madh kishin me vete një armë me disa probleme në shkrepje dhe dihej se kishin pirë më parë me Vincentin dhe se e pëlqenin alkoolin. Pra ka shumë mundësi që, sipas të gjitha gjasave, provave dhe rrëfimeve, të ketë qenë një aksident dhe aspak një vetëvrasje. Sigurisht që nuk ka asnjë shkak që djemtë ta kenë vrarë qëllimisht mjeshtrin, sepse mes tyre nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe zënka. Për më tepër, Van Gogh, edhe pse ka qenë shpesh i trazuar mendërisht, nuk e ka kërkuar kurrë vdekjen dhe nuk ka tentuar kurrë që t’i japë fund vetes.

Në këtë libër dalin edhe një sërë gjykimesh dhe këndvështrimesh të reja dhe të ndryshme nga versioni zyrtar që ka ekzistuar deri më tani për marrëdhëniet e tij me njerëzit dhe mbi të gjitha për mënyrën e përfundimit të jetës së tij. Kështu një fakt është se familja e tij ka dashur që ta mbyllë Vincent në një çmendi shumë më parë se ai vetë ta bënte një gjë të tillë, në mënyrë vullnetare. Van Gogh kishte shumë kontradikta veçanërisht me të atin dhe më pas, pati edhe akuza nga familja se ishte ai që e vrau atë. Ndërkohë që sjelljet e Van Gogh, të cilat konsideroheshin më parë si rezultat i një përzierjeje të manisë dhe depresionit, ishin rezultat i një forme epileptike.

Publikuar: 19.10.2011 | 09:05
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime