E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë e deklaroi kryeministri malazez Millo Gjukanoviq, duke iu përgjigjur kritikave për njohjen malazeze të pavarësisë së Kosovës.
Mali i Zi kishte marrėveshje me Serbinė qė tė presė me njohjen e Kosovės
Autoritetet në Podgoricë kishin marrëveshje me Beogradin që të presin me njohjen e pavarësisë së Kosovës, deri në votimin e nismës serbe për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Kombet e Bashkuara (KB).

Këtë e deklaroi kryeministri malazez Millo Gjukanoviq, duke iu përgjigjur kritikave për njohjen malazeze të pavarësisë së Kosovës.

"Para disa muajve shefi i diplomacisë serbe ishte në Podgoricë dhe kërkoi nga ne të mos e njohim Kosovën para se Asamblea e Përgjithshme e KB-ve të prononcohet për iniciativën e Serbisë", sqaroi Gjukanoviqi.

"Ndërkohë partnerët tanë evroatlantik shfaqën shpresë që ta njohim Kosovën, por edhe përkundër kësaj ne e përmbushën premtimin tonë jozyrtar ndaj Beogradit dhe e pritëm seancën", shtoi kryetari malazez.

Sipas tij, fakti që Podgorica e njohu Kosovën vetëm një ditë pas Asamblesë së KB-ve, është "rastësi e plotë".

"Kjo mund të ndodhte tre ose pesë ditë më vonë, por nuk kishte ndryshime asgjë", shtoi Gjukanoviqi.


/Makfaks/

Publikuar: 18.10.2008 | 00:23
Lexuar: 467 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime