E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi do të nënshkruajnë sot në Washington dokumentet e pranimit të vendit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
Firmoset pranimi i Kosovės nė FMN dhe Bankėn Botėrore













Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi do të nënshkruajnë sot në Washington dokumentet e pranimit të vendit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Ceremonia do të zhvillohet në Departamentin amerikan të Shtetit dhe kopje të marrëveshjeve do t’i dorëzohen nënsekretarit të Shtetit James Steinberg. Përpara nënshkrimit, Sejdiu dhe Thaçi do të kenë një takim me Steinbergun.

Ceremonia e sotme shënon pranimin zyrtar të Kosovës në dy institucionet e rëndësishme financiare. Fondi Monetar e miratoi anëtarësimin në fillim të muajit maj ndërsa Banka Botërore në fillim të këtij muaji.
Kosova do të ketë të drejtën për të marrë kredi miliona dollarëshe të mbështetura nga këto dy institucione si dhe ekspertizë për zhvillimin e ekonomisë, të infrastrukturës dhe shoqërisë.

Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi e kanë quajtur pranimin e Prishtinës në këto institucione ndërkombëtare një sukses dhe zhvillim historik që përmirëson imazhin e Kosovës në botë.

Po sot, udhëheqësit e Kosovës do të takohen me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Straus-Khan dhe me presidentin e Bankës Botërore Robert Zellik.

Në delegacion marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala. /voa/

Publikuar: 29.06.2009 | 02:08
Lexuar: 754 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime