E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në dhjetor duhet të gjendet formulë me të cilën Maqedonia bashkë me Malin e Zi do ta marrin datën për fillimin e negociatave, ndërsa besoj se Këshilli Evropian do të japë pëlqim që Serbia të marrë statusin kandidat, me çka qartë do të thuhet se procesi i zgjerimit është i vazhdueshëm", theksoi ambasadori Bergant në takimin me gazetarët.
Bergant: Maqedonia mundet tė zgjidh edhe emrin edhe tė merr datė pėr BE







Ambasadori Alen Bergant: Maqedonia mundet paralelisht ta zgjidh kontestin me Greqinë dhe të marrë datë për negociata për anëtarësim në BE

Sllovenia fuqishëm do të ndalet dhe do ta mbështesë idenë që Maqedonia në mënyrë paralele ta zgjidh kontestin me Greqinë, por edhe të marrë datë për negociata parainkuadruese për anëtarësim të barabartë në Bashkimin Evropian, deklaroi ambasadori slloven Alen Bergant sot në Manastir, ku me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Sllovenisë, realizoi takim me kryetarin Vlladimir Taleski dhe biznesmenët e këtij qyteti.

"Në dhjetor duhet të gjendet formulë me të cilën Maqedonia bashkë me Malin e Zi do ta marrin datën për fillimin e negociatave, ndërsa besoj se Këshilli Evropian do të japë pëlqim që Serbia të marrë statusin kandidat, me çka qartë do të thuhet se procesi i zgjerimit është i vazhdueshëm", theksoi ambasadori Bergant në takimin me gazetarët.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së me shtetet e Ballkanit vazhdon me Kroacinë në vitin 2013, dhe kjo duhet të shfrytëzohet si mundësi e mirë për rritjen e mëtejme të familjes evropiane.

"Pas gjashtë viteve të statusit të kandidatit, Maqedonia duhet të shkojë në fazë më të zhvilluar të bashkëpunimit me BE-në dhe të fillojë negociata. Nëse ndonjë shtet dëshiron ta bllokojë këtë proces atë mund ta bëjë nëpër 36-të kapitujt të cilat përmbahen në procesin negociues", theksoi Bergant dhe shtoi se fillimi i negociatave parainkuadruese me BE-në është zgjidhje korrekte për Maqedoninë pasi që kjo do ta modernizojë shtetin, do ta motivojë në implementimin e rregullativave dhe do ta evropeizojë, tha Bergant.

Ambasasadori Bergant sot pasdite do të organizojë pritje për nder të 20-vjetorit të pavarësisë së Sllovenisë.

Publikuar: 19.10.2011 | 15:35
Lexuar: 446 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime