Autoritetet turke thanë se rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit hapën zjarr në pikat ushtarake në Kukurça dhe në Juksekova, në provincën Hakari. Forcat qeveritare turke ju kundërpërgjigjën sulmit, përmes një operacioni ku u përfshinë avionët bombardues dhe helikopterët.
Turqia filloi një operacion kundër rebelëve kurdë në Irakun verior, disa orë pasi militantët vranë 24 ushtarë turq dhe plagosën 18 të tjerë pranë kufirit të Turqisë me Irakun. Ky është sulmi më vdekjeprurës në disa vjet i forcave klurde ndaj Turqisë.
Autoritetet turke thanë se rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit hapën zjarr në pikat ushtarake në Kukurça dhe në Juksekova, në provincën Hakari. Forcat qeveritare turke ju kundërpërgjigjën sulmit, përmes një operacioni ku u përfshinë avionët bombardues dhe helikopterët.
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha se operacioni është një përgjigje e menjëhershme, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për sulmin më të madh vdekjeprurës të viteve të fundit nga forcat kurde. Presidenti Abdullah Gyl i tha gazetarëve se do të ketë hakmarrje të madhe nga Turqia për sulmet.