Në blogun e saj prestigjozja 'The Guardian' ka bërë një ndarje të lidërve botëror të së kaluarës dhe të së tashmes duke i krahasuar në bazë të lartësisë së tyre.
Gjatësia e një lideri politik është element thelbësor sa përket ndikimit të elektoratit në përzgjedhjen e tij. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar sëfundi në Social Science Quarterly.Psikologët e Texas Tech University kanë zbuluar se të paktën 2/3 e zgjedhësve e imagjinon liderin e tij më të gjatë se vetja.
Sipas studimit lartësia ndikon në përzgjedhjen të kandidatit politik nga elektorati.
Në blogun e saj prestigjozja 'The Guardian' ka bërë një ndarje të lidërve botëror të së kaluarës dhe të së tashmes duke i krahasuar në bazë të lartësisë së tyre.
Kryeministri britanik, David Cameron dhe Presidenti i SHBA Barak Obama rënditen si më shtatlartët me një gjatësi rreth 185 cm.
Gjatësia e tyre mbron teorinë e studimit për përzgjedhjen e kandidatit nga elektorati në bazë të lartësisë, por nga ana tjetër vende të tilla si Italia, Franca, Gjermania, Rusia dhe Irani refuzojnë një konstatim të tillë.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe ai francez Nicolas Sarkozy, janë përkatësisht 165 cm, ashtu sic edhe kancelarja Angela Merkel, por gjithsesi ato janë përzgjedhur nga elektorati i vendit të tyre për ti udhëhequr.
Në mes të klasifikimit renditet presidenti rus Vladimir Putin, ndërkohë që i fundit është presindeti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad me një gjatësi rreth 157 cm.