Vlera e këmbimit të mallrave mes Serbisë dhe Maqedonisë në katër muajt e parë të këtij viti është 175,21 milionë dollarë, që është për 36,93 për qind më pak se gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Odës ekonomike të Serbisë.

Eksporti në Maqedoni është 118,32 milionë dollarë, ose 25,9 për qind më pak se gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar, ndërsa importi është zvogëluar për 51,8 për qind dhe është 56,89 milionë dollarë.
Suficiti i Serbisë në këmbimin e mallrave ka qenë 61,4 milionë dollarë.
Serbia, siç thuhet, "është partneri më i rëndësishëm i jashtëm tregtar i Maqedonisë". Vitin e kaluar, Maqedonia ka qenë në vendin e shtatë për nga eksporti në Serbi, ndërsa në vendin e 18-të kur bëhet fjalë për importin.
Këmbimi i mallrave mes Serbisë dhe Maqedonisë vitin e kaluar ka arritur 865,8 milionë dollarë, që është 14,8 për qind më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2007, ndërsa suficiti i Serbisë është 128,8 milionë dollarë.