E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partia Demokratike para pak ditësh ka shënuar përvjetorin e 12-të të themelimit. Ndër gjërat më të përfolura gjatë këtij përvjetori ishte aludimi nëse ka një acarim të raporteve ndërmjet Jakup Krasniqit dhe kryetarit të partisë, Hashim Thaçi.
Krasniqi: Mendoj ndryshe nga Thaēi






Partia Demokratike para pak ditësh ka shënuar përvjetorin e 12-të të themelimit. Ndër gjërat më të përfolura gjatë këtij përvjetori ishte aludimi nëse ka një acarim të raporteve ndërmjet Jakup Krasniqit dhe kryetarit të partisë, Hashim Thaçi.

Por, Krasniqi ka mohuar se marrëdhëniet e tij me kryeministrin janë të acaruara.

Sipas tij, bëhet fjalë vetëm për mendimin e tij ndryshe nga Thaçi.

"Mendoj se disa gjëra nganjëherë vetë mediat janë të interesuar që t’i fryjnë. Megjithatë unë kam shfaqur mendimin tim ndryshe për shumë zhvillime në Kosovës dhe në shoqërinë kosovare, dhe konsideroj që kam pasur të drejtë për këto shqetësime dhe nuk heq dorë nga ato që i kam thënë. Por fundi i fundit, mendimet ndryshe nuk e dëmtojnë as Partinë Demokratike, mendimet ndryshe nuk e dëmtojnë as zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Realisht praktika dhe jeta ka treguar se vetëm aty ku ka uniformitet të mendimeve, ku ngulfaten mendimet e ndryshme, ku ngulfaten idetë e ndryshme, nuk zhvillohet demokracia. Ne duhet ta kuptojmë se zhvillimi i demokracisë është në mendime të ndryshe është në idetë të ndryshme ne pikëpamje të ndryshme që ka për obligim shoqëria për të ardhur deri të zgjidhjet me të mira. Dhe zgjidhjet me të mira nuk behën pa debate, pa kundërshtime dhe pa u përpjekur për ta ndryshuar ketë gjendje", ka thënë Krasniqi në një intervistë për Evropën e Lirë.

Për më tepër kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar se nuk mund të jemi të kënaqur me gjendjen aktuale në Kosovë.

"Ne nuk mund të kënaqemi as në shoqërinë kosovare, s’mund të kënaqemi me gjendjen që kemi në media, as në subjektet politike, kështu që komplet duhet të përpiqemi dhe të angazhohemi të sjellim ndryshime që janë në interes të shoqërisë dhe të zhvillimit të demokracisë në Kosovës. Nëse dikush e kupton se mendimet ndryshe dhe idetë për të dërguar ketë zhvillim të demokracisë përpara janë acarime, atëherë le të mbeten edhe të acaruara", tha Krasniqi.

Publikuar: 20.10.2011 | 08:57
Lexuar: 533 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime