E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë mandatit të tij, Meron pritet të dëgjojë rastet kundër dy të dyshuarve kryesorë për krime lufte gjatë luftërave në Ballkan, ish-udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe ish-kreun e ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiç.
Emėrohet kreu i ardhshėm i Gjykatės sė Hagės





Gjykatësi Teodor Meron nga Shtetet e Bashkuara është zgjedhur kreu i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Kombet e Bashkuara, përmes një njoftimi, bënë të ditur se mandati dy-vjeçar i Meronit do të nisë më 17 nëntor.

Ai do ta pasojë gjykatësin xhamajkan, Petrik Robinsën.

Gjatë mandatit të tij, Meron pritet të dëgjojë rastet kundër dy të dyshuarve kryesorë për krime lufte gjatë luftërave në Ballkan, ish-udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe ish-kreun e ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiç.

Që të dytë akuzohen për sjelljet mizore-përfshirë genocidin, vrasjet, dëbimet, rrëmbimet dhe shkaktimin e terrorit në mesin e civilëve.

Meron, 81 vjeçar, është gjykatës në Tribunalin Ndërkombëtar që nga viti 2001, ndërsa kishte shërbyer më herët si president i Tribunalit prej marsit të vitit 2003 e deri në nëntor të vitit 2005.

Deklarata e OKB-së e cilëson Meronin “një studiues udhëheqës i së drejtës humanitare ndërkombëtare, i të drejtave të njeriut dhe i së drejtës ndërkombëtare kriminale”.

Publikuar: 20.10.2011 | 09:03
Lexuar: 366 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime