Adelina si duket ka investuar shumë në këtë projekt, videoklipi i saj është mjaft i veçantë dhe ajo është munduar të duket sa më bukur duke pasur disa skena të ndryshme të paraqitjes së saj në këtë spot.
Ikona e estradës sonë Adelina Ismaili këto ditë po tërheq vëmendjen e opinionit, pasi që ka lansuar videoklipin e këngës I love you more në duet me këngëtarin francez, Faudel. Sipas familjarëve të Adelinës puna për këtë projekt muzikor ka filluar shumë kohë më parë dhe tani shumë shpejt do të transmetohet edhe në televizionet tona.
Adelina ka dashur që të sjellë befasi te publiku, andaj ka punuar shumë për këtë projekt. Kënga tani është përgatitur në gjuhën angleze dhe brenda dy javësh ajo do ta ketë edhe versionin shqip, shprehen ata për Zërin.