E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Megjithatë, macja e zezë befasoi veterinerët duke i mbijetuar “udhëtimit” të saj në një dhomë me gaz monoksid, i njëjti që përdorej edhe nga nazistët në kampet famëkeqe të përqendrimit.
Macja qė refuzon tė ngordhė






Një mace rrugësh është duke u rikuperuar pas disa tentativave mjekësore për t’i dhënë fund jetës së saj, në një ngjarje të pashpjegueshme nga pikëpamja shkencore dhe tepër të trishtueshme nga ajo njerëzore.

Stafi i një strehe për kafshët e braktisura vendosi që të vriste macen, pasi prej 30 ditësh askush nuk e kishte adoptuar dhe në strehë nuk kishte më vend për ta mbajtur.

Megjithatë, macja e zezë befasoi veterinerët duke i mbijetuar “udhëtimit” të saj në një dhomë me gaz monoksid, i njëjti që përdorej edhe nga nazistët në kampet famëkeqe të përqendrimit.

Punonjësi i befasuar i kësaj procedure, e futi macen për herë të dytë në gaz, por pasi mbijetoi për herë të dytë, mori kafshën dhe e futi ngrirësin e një frigoriferi.

Kur shkoi të tërhiqte trupin e pajetë pas një ore, macja ishte ende gjallë. I dorëzuar, punonjësi i strehës e hodhi qesen në një kosh plehrash, për ta lënë kafshën që të vdiste urie, por atje u gjet nga disa kalimtarë të rastësishëm, të cilët e dërguar në një klinikë veterinarie, për t’u kuruar nga këto tentativa të pabesueshme për ta vrarë.

Një zëdhënës i klinikës u shpreh se diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe se gazi gjithmonë kishte qenë i efekshëm ndaj të gjitha kafshëve. Ai e cilësoi këtë procedurë “si të shpejtë dhe njerëzore”.

Nëse është me të vërtetë e tillë, këtë do ta vendosë një gjykatë në shtetin e Jutah, pasi pronarët e rinj të maces kanë ngritur një padi për torturë dhe trajtim çnjerëzor të kafshëve.

Publikuar: 20.10.2011 | 09:38
Lexuar: 501 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime