Minsitri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, tha se dyert e Qeverisë për Myftininë e Gostivarit dhe BFI-në do të jenë të hapura gjithmonë.
Një delegacion i Myftinisë së Bashkësisë Islame të Gostivarit i udhëhequr nga Myftiu Shaqir efendi Fetai, qëndroi në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ku u pritën nga ministri Bejta. Me këtë rast, Myftiu Shaqir Fetai, ia uroj detyrën e re ministrit Bejta, duke i uruar suksese të reja.
"Dëshiroj të jeni të suksesshëm ashtu siç keni qenë edhe në funksionet tjera. Lusim Allahun që të ju jep shëndet të plotë, vullnet të paluhatshëm që të vazhdoni me realizimin e synimeve dhe programit që e keni si ministri dhe dashtë i madhi Zot që rruga juaj në këtë sferë të jetë e lehtë dhe të dilni me rezultate pozitive të cilat mendoj se edhe ju e keni këtë mendim, të jenë në emër të Zotit, në shërbim të fesë tonë, në shërbim të vatanit tonë e në veçanti të popullit tonë dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend.
Duke marrë parasysh të kaluarën tuaj, aktivitete që i keni bërë, funksionet që i keni pasur, punën që e keni bërë në territorin e Komunës së Gostivarit e në veçanti kontributin që e keni dhënë për organizimin e jetës fetare islame, në shërbim të institucionit tonë si Myftini e Bashkësisë Islame të Gostivarit, ne kemi bindjen se ato punë dhe ato rezultate do të vazhdojnë edhe si ministër në ministrinë që ju e udhëhiqni. Vizita jonë është që t'ju urojmë juve funksionin e ri, t'ju dëshirojmë suksese të reja, tha Fetai, i cili e e falënderoi ministrin për kontributin e deritashëm për myftininë e Gostivarit.
"Në të njëjtën kohë marrë parasysh se jeni nga territori i Gostivarit ne jemi krenar që kemi ministër nga Gostivari. Marrë parasysh ministrinë që ju e udhëhiqni jemi të bindur se bashkëpunimi dhe respekti jonë do të vazhdoj edhe këtu si ministër që jeni edhe me ministrinë tuaj dhe kemi bindjen se ju edhe mëtej do të jeni në shërbim të aksioneve dhe aktiviteteve tona për Myftininë e Gostivarit, për besimtarët e territorit të Gostivarit por normalisht edhe për të gjithë institucionet e Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë, për të gjithë besimtaret, për popullin tonë dhe për vatanin tonë. Kjo është edhe një mirënjohje e jonë për të gjitha rezultatet që i kemi arritur në qytetin e Gostivarit dhe më gjerë", tha Fetai.
Minsitri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, tha se dyert e Qeverisë për Myftininë e Gostivarit dhe BFI-në do të jenë të hapura gjithmonë.
"Besoj se ashtu siç kemi punuar në pushtetin vendor në Komunën e Gostivarit, ashtu do të vazhdojmë të punojmë edhe nivelin qendror dhe të gjitha aftësitë tona do ti drejtojmë në interes të qytetarëve tonë. Ju si myfti edhe atëherë keni pasur mbështetjen nga pushteti vendor, por si ministri dhe si anëtar i kabinetit qeveritar Myftinia e Gostivarit do ti ketë dyert e hapura në qeveri.
Për çdo nevojë që do ta ketë Bashkësia Islame gjegjësisht Myftinia e Gostivarit ju lirisht mund të drejtoheni te unë si besimtar i besimit që ju e udhëhiqni, besimit islam, dhe çdo problem që ju e keni do ta paraqesim në Qeveri dhe do ju dalim në ndihmë atje ku është e nevojshme, në interes të Myftinisë së Gostivarit dhe në përgjithësi në interes të Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë", deklaroi Bejta.