Shkaktarët kryesorë që influencojnë prekjen nga kjo sëmundje janë dieta e varfër, duhanpirja, aktiviteti dobët fizik, mosha etj. Mjekët këshillojnë tre hapa parandaluese si aktiviteti fizik, një dietë e pasur me kalcim si dhe vitamina D.
20 tetori, dita e osteoporozës ka nxjerë studentët e mjekësisë në një fushatë sensibilizuese për shmangien e sëmundjes që shkakton uljen e densitetit si dhe kualitetit të kockave. Shefja e pavionit të osteoporozës pranë QSUT, Teuta Backa shpjegon edhe pasojat e kësaj sëmundjeje ndërsa e cilëson aktivitetin sensibilizues si mjaft të nevojshëm në një kohë që 200 milion persona në të gjithë botën janë prekur nga osteoporoza.