Sipas Peshevskit, dëshmi se përparimi në biznes klimën është real është e dhëna se qendra tregtare në Petrovec është investimi i dytë i grupacionit italian në shtet.
Me vendosjen e gur-themelit në komunën Petrovec sot filloi ndërtimi i një qendre tregtare multifunksionale, investim i grupacionit italian Euroitalia në vlerë prej 10 milionë euro. Objekti afarist do të shtrihet në sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë dhe duhet të mundësojë 100 vende të reja pune.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski në fjalimin e solemnitetit theksoi se investimi italian është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të komunës Petrovec. Krahas 10 milionë eurove që do të investohen dhe 100 vendet e reja të punës, sipas Peshevskit, është posaçërisht e rëndësishme që do të krijohen mundësi për tregti në komunë, por edhe parakushte për zhvillim të aktiviteteve dhe këmbimit tregtar me Qytetin e Shkupit.
Duke vërejtur në përparimin e madh të vlerësuar në Dauning biznis të Bankës Botërore ku Maqedonia është plasuar në vendet më të larta në Evropë në zbatimin e reformave për menaxhim të biznesit, zëvendëskryeministri porositi se qëllimi përfundimtar, megjithatë, nuk është rangimi i lartë në lista, por, siç tha, qëllimi është të marrë pjesë në më shumë ngjarje si i sotmi me fillim të investimeve.
Sipas Peshevskit, dëshmi se përparimi në biznes klimën është real është e dhëna se qendra tregtare në Petrovec është investimi i dytë i grupacionit italian në shtet.
"Qeveria mbetet e përkushtuar në reformat dhe përmirësimin e mëtejshëm të biznes klimës për tërheqje sa më shumë investime që në periudhën e ardhshme duhet të mundësojë zhvillim më të madh ekonomik, ulje të papunësisë dhe rritje të standardit jetësor të qytetarëve", theksoi Peshevski.
Alberto de Luka, njëri prej investitorëve të qendrës tregtare, paralajmëroi se ngjarja e sotme është vetëm fillim i planeve për investim që i ka grupacioni në Maqedoni.
"Besojmë në Maqedoninë si shtet i ri në të cilin do të hasim në pranim të shkëlqyeshëm edhe nga qytetarët", theksoi Luka.
Investimi i tyre i ardhshëm konkret, sipas kryetarit të komunës Petrovec Borçe Mitevski, veçmë është zyrtarizuar. Investitorët italian veçmë kanë blerë parcelë me sipërfaqe prej 6.000 metra katrorë në Katllanovë në të cilin do të ndërtojnë objekt me sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 metra katrorë.
Realizues i punëve ndërtimore të qendrës tregtare multifunksionale në Petrovec është kompania "Niki gradba".