Thaçi vlerësoi se situata në vend është e rëndë dhe shumë e rrezikshme, pothuajse e pa shpresë në Maqedoni. Qeveria sillet me arrogancë jo vetëm ndaj qytetarëve të saj por edhe ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë, veprim i cili len të nënkuptohet se e çojnë shtetin drejt destabilizimit, citohet të ketë thënë Thaçi.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në një takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në qendër të bisedës ka qenë procesi i regjistrimit, mundësia e funksionimit të arsimit të integruar, bllokimi i proceseve integruese drejt NATO-s dhe BE-së dhe çështje të tjera me interes.
Thaçi vlerësoi se situata në vend është e rëndë dhe shumë e rrezikshme, pothuajse e pa shpresë në Maqedoni. Qeveria sillet me arrogancë jo vetëm ndaj qytetarëve të saj por edhe ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë, veprim i cili len të nënkuptohet se e çojnë shtetin drejt destabilizimit, citohet të ketë thënë Thaçi.
Sa i përket çështjes së regjistrimit, ai u shpreh se mos-suksesi i regjistrimit jep sinjal alarmues të mospasjes së kapaciteteve për të drejtuar shtetin, ndërsa lidhur me arsimin e integruar Thaçi me konstatim: kjo mund të jetë ide shumë e mirë që i afron dhe i bashkon njerëzit, mirëpo tërësisht e parealizueshme me këto rrethana politike dhe juridike në të cilin ndodhet vendi dhe qasjes provokuese, fyese dhe ofenduese që ka qeveria me projektin Shkupi 2014, mos-zyrtarizimin e gjuhës shqipe, nënçmimin dhe përçmimin e shqiptarëve nëpër institucione e kështu me radhë.
Komisionari Volebek madje ka vlerësuar lartë rolin konstruktiv dhe qasjen demokratike të PDSH-së dhe apeloi për mundësitë e unifikimit të të gjitha faktorëve drejt rrugës së BE-së dhe NATO-s.