Analizat e efekteve nga efikasiteti energjetik theksojnë se kursimet e bëra nga vendosja e efikasitetit energjetik në ndërtesat publike do të kishte ndikim të madh ndaj Bruto prodhimit vendor, rreth 4 për qind.
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot realizoi takim me koordinatoren e përhershme të KB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së Diadra Bojd.
Në takim u bë fjalë për projektet të cilat janë pjesë e aktiviteteve të Ministrisë së Ekonomisë ose zbatohen përmes institucioneve tjera shtetërore, ndërsa në realizimin e të cilit merr pjesë edhe UNDP-ja. Një prej aktiviteteve aktuale është projekti për efikasitet energjetik i cili edhe pse është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror, sipas UNDP-së, rol të rëndësishëm në realizimin e tij ka edhe Ministria e Ekonomisë.
Në një pjesë ky projekt zhvillohet me mbështetje të agjencisë zhvillimore austriake ADA dhe parasheh trajnime në komunat Tetovë, Kratovë dhe Prilep. Me mbështetja nga Republika e Çekisë, madje, parashihet përgatitje e planit aksional për efikasitet energjetik në objekte publike.
Analizat e efekteve nga efikasiteti energjetik theksojnë se kursimet e bëra nga vendosja e efikasitetit energjetik në ndërtesat publike do të kishte ndikim të madh ndaj Bruto prodhimit vendor, rreth 4 për qind.
UNDP-ja shfaqi gatishmëri për mbështetjen e projekteve të tjera të cilat do të mund të inkuadrohen edhe donatorë të tjerë.
Ministri Saraçini e theksoi kënaqësinë nga mbështetja, ndërsa për projektin për efikasitet energjetik propozoi formim të grupit punues nga përfaqësues të institucioneve kompetenca e të cilave është e lidhur me efikasitetin energjetik. Ai, gjithashtu, përmendi se në procedurë është përgatitja e marrëveshjes me Bankën Botërore për rikonstruksion të shkollave në tetë komuna, ku efikasiteti energjetik do të ketën pjesën e vet.
"Energjetika është pjesë e vizionit tim me ardhjen në krye të Ministrisë së Ekonomisë. Krahas projekteve të mëdha energjetike, vëmendje të barabartë duam t'i kushtojmë edhe efikasitetit energjetik, burimeve ripërtërirëse të energjisë dhe ngritjes së vetëdijes publike për shfrytëzim racional të energjisë në amvisëritë", theksoi Saraçini.
Ministri i Ekonomisë informoi se në vitin 2012 planifikohet vazhdim i subvencionimit të amvisërive të cilët shfrytëzojnë panele solare.