E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjukanoviq, në hapjen e konferencës ka thënë se rajoni ka përparuar dukshëm, mirëpo - sipas tij - nevojitet të zgjidhen edhe shumë probleme që mund të rrezikojnë zhvillimin e mëtejmë të Ballkanit.
Pavarėsia e Kosovės duhet tė respektohet






Pavarësia e Kosovës është realitet që duhet të merret parasysh dhe njëkohësisht të insistohet në demokratizimin e mëtutjeshëm dhe respektimin e të drejtave të pakicave, ka thënë të premten kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në konferencën dyditore “Ballkani i ri dhe zgjerimi i BE-së”, të cilën në Milloçer e ka organizuar Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim (ECPD).

Gjukanoviq, në hapjen e konferencës ka thënë se rajoni ka përparuar dukshëm, mirëpo - sipas tij - nevojitet të zgjidhen edhe shumë probleme që mund të rrezikojnë zhvillimin e mëtejmë të Ballkanit.

Si probleme të mëdha, Gjukanoviq ka përmendur raportet në mes të Serbisë dhe Kosovës, stagnimin shumëvjeçar të Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe mosfunksionalitetin e Bosnjës e Hercegovinës, e cila që një kohë të gjatë nuk ka qeveri të nivelit qendror. “Bosnja unike dhe funksionale nuk ka alternativë”, ka thënë Gjukanoviq.

Publikuar: 22.10.2011 | 10:17
Lexuar: 290 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime