Trupi qiellor, i cili është quajtur LkCa 15 b, deri më tash planeti më i ri i zbuluar, dhe rreth pesë herë më i ri nga rekorderi i mëparshëm, ka shpjeguar Kraus në një deklaratë për rrjetin televiziv ABC.
Astronomët Adam Kraus nga Universiteti në Havaje dhe Majkëll Ajrlend nga Universiteti Makari në Sidnej kanë arritur që në orbitën rreth një ylli të ri të xhirojnë planetin e ri, i cili ndodhet ende në fazën e formimit.
Trupi qiellor, i cili është quajtur LkCa 15 b, deri më tash planeti më i ri i zbuluar, dhe rreth pesë herë më i ri nga rekorderi i mëparshëm, ka shpjeguar Kraus në një deklaratë për rrjetin televiziv ABC.
LkCa 15 b ndodhet 450 vit drite larg Tokës dhe kjo foshnjë kozmike është rreth gjashtë herë më e madhe se sa Jupiteri dhe e vjetër rreth dy milionë vjet.
Vrojtimi i planetit në momentin e formimit iu ndihmon shkencëtarëve që të përgjigjen në pyetjen nëse ata krijohen në fazën e hershme ose të vonshme të jetës së yjeve dhe nëse formohen pranë ose më larg yllit rreth të cilit sillen në orbitë.
Detajet e zbulimit do të publikohen në revistën The Astrophysical.