E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Linja e re kreditore që është siguruar nga Banka Evropiane pwr Investim peshon 50 milion euro. Linjën kreditore do ta ofrojw Banka Maqedonase për mbështetjen e zhvillimit përmes bankave afariste deri të shfrytëzuesit e fundit.
Linjė kreditore 50 milion euro nga Banka Evropiane pėr Investime







Injeksion, kështu e quajtën biznesmenët linjën e re kreditore prej 50 mln eurosh që nga Banka Evropiane për Investim do të tërhiqen për t’u nxitur ekonomia vendore. Biznesmenët thonë se me këto mjete, por edhe me ato që qeveria e subvencionon normën e interesit do t’ju jepet një siguri e re kompanive, por edhe një motiv plotësues për investime të reja. Sipas drejtorit ekzekutiv të Lidhjes së odave ekonomike, me linjën e re kreditore do të vihet në lëvizje ekonomia vendore.

“Kjo linjë kreditore është edhe më e volitshme se e para, duke pasur parasysh se afati i kthimit është 8 vjet me 2 vjet grejs periudhë. Përshëndesim që norma e interesit mbeti në shumën prej 5,5% që për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kjo linjë kreditore është më e volitshme që tani ekziston tek ne.

Jemi të sigurt se mjetet do të shfrytëzohen në mënyrë adekuate. Qeveria paralajmëroi se pas shfrytëzimit të kësaj linje kreditore, do të aplikohet edhe për 100 milion euro tjerë, dhe përsëri ato do të jenë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të cilat mendojmë se iu nevojitet më së shumti në këtë periudhë”, tha Mitko Aleksov, Lidhja e odave ekonomike.

Sipas numrit ‘njw’ të Konfederatës së punëdhënësve Mile Boshkov, pas gjurmëve të qeverisw duhet të shkojnë edhe komunat.

“Me këtë praktikisht edhe qeveria po hyn në menaxhimin korporativ dhe veprimtarinë sipërmarrëse. Ky është hapi i parë që duhet të kuptohet si mesazh i cili duhet të ndiqet në nivel lokal, ndërsa autoritetet lokale të kuptojnë se duhet ti nxisin edhe ato biznese lokale ti përfshijnë në investime”,tha Mile Boshkov, Konfederata e punëdhënësve.

Linja e re kreditore që është siguruar nga Banka Evropiane pwr Investim peshon 50 milion euro. Linjën kreditore do ta ofrojw Banka Maqedonase për mbështetjen e zhvillimit përmes bankave afariste deri të shfrytëzuesit e fundit. Ndërkaq, 70% e kësaj linje kreditore do të destinohet për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kurse me 30% tjerë do të ndërmerren projekte tjera parësore

Publikuar: 23.10.2011 | 20:11
Lexuar: 463 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime