E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burimet pohojnë se gjendja shëndetësore e Mubarakut, të cilin në seancat gjyqësore e dërgojnë me barelë për shkak të shëndetit të keq, iu keqësua pasi dje i ka parë inçizmet televizive për vrasjen e ish-liderit libian Moamer Gadafi.
Mubarak nė gjendje kritike, ndoshta ėshtė i vdekur, publikoi televizioni rus


Presidenti i mposhtur egjiptian Hosni Mubarak, të cilit i gjykohet me akuzë se ka urdhëruar vrasje të civilëve dhe për korruopsion, ka përjetuar sulm në zemër, e ndështa është edhe i vdekur në burg, njoftoi televizioni satelitor rus në gjuhën angleze "Rasha tudej".

Burimet pohojnë se gjendja shëndetësore e Mubarakut, të cilin në seancat gjyqësore e dërgojnë me barelë për shkak të shëndetit të keq, iu keqësua pasi dje i ka parë inçizmet televizive për vrasjen e ish-liderit libian Moamer Gadafi.

Sipas televizionit rus, Mubaraku ka përjetuar sulm në zemër kur e ka parë trupin e palëvizshëm dhe të përgjakur të mikut të tij shumëvjeçar.

Në lajmet e para u kumtua se sulmi në zemër ka qenë fatal, por më vonë burimet deklaruan se Mubaraku është në gjendje kritike dhe mund të vdes në çdo moment.

Ushtria egjiptiane, megjithatë, ka vendosur t'i rrisë masat e sigurisë në spital, ku gjendet Mubaraku i arrestuar.

Publikuar: 24.10.2011 | 15:11
Lexuar: 367 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime