E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me projektin "Dita e ideve", për herë të parë në historinë e Maqedonisë qytetarëve u jepet mundësi që me propozimet dhe idetë e tyre aktivisht të marrin pjesë në realizimin e politikave dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë të kontribuojnë për përmirësimimin e jetesës shoqërore.
Dita e ideve nė Maqedoni
everia e Republikës së Maqedonisë në suaza të angazhimeve për participim aktiv të qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe funksionim më të mirë të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore, dje e realizoi projektit "Dita e ideve".

Qëllimi i projektit ishte të inkurajohen qytetarët e Maqedonisë përmes parashtrimit të ideve të dobishme, propozimeve, projekteve dhe masave nga të gjitha sferat e jetesës shoqërore, drejtpërdrejtë të marrin pjesë në realizimin e politikave qeveritare, duke kontribuar në atë mënyrë në përmirësimin e situatave në të gjitha segmentet e jetesës së përditshme dhe veprimit.

Në hapësirat e Qeverisë dje në periudhën prej orës 12 deri në orën 17 ishte i pranishëm kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe të gjithë ministrat, të cilëve qytetarët drejtpërdrejtë ua prezantuan idetë e tyre, propozimet, masat dhe projektet.

Projekti "Dita e ideve" u realizua edhe në të gjitha qytetet në shtet në postblloqe të vendosura nga ana e ministrive resore në sheshet kryesore të qyteteve, në të cilat qytetarët patën mundësi t'i prezantojnë idetë dhe propozimet e tyre. Në sheshet e qyteteve për këtë qëllim u vendosen edhe kuti postale, ku qytetarët kanë pasur mundësi që propozimet dhe idetë t'i dorëzojnë në formë të shkruar.

Me projektin "Dita e ideve", për herë të parë në historinë e Maqedonisë qytetarëve u jepet mundësi që me propozimet dhe idetë e tyre aktivisht të marrin pjesë në realizimin e politikave dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë të kontribuojnë për përmirësimimin e jetesës shoqërore.

Publikuar: 19.10.2008 | 18:30
Lexuar: 399 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime