E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu theksoi gjatë kësaj konference se SHBA-të e kanë mbështetur integrimin e vendeve të rajonit në NATO, të cilat janë shndërruar tashmë në vende të sigurta.
Karta e Adriatikut, bashkėpunimi nė rajon, jetik







Delegacione nga të gjitha vendet e rajonit janë mbledhur sot në Tiranë në konferencën me temë "Karta e Adriatikut, Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor", që organizohet nga Kuvendit i Shqipërisë dhe do të zgjasë tre ditë.

Qëllimi i kësaj konference është mbështetja e axhendave të përbashkëta nga parlamentet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas drejtimeve të konceptit strategjik të miratuar në Lisbonë. Sesioni i hapjes u përshëndetet nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kryeministri Sali Berisha si dhe kryeparlamentarja Topalli.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu theksoi gjatë kësaj konference se SHBA-të e kanë mbështetur integrimin e vendeve të rajonit në NATO, të cilat janë shndërruar tashmë në vende të sigurta.

“Ju përgëzoj për punën që keni bërë deri tani. Jo shumë kohë më parë vendet e rajonit ishin burim pasigure, ndërsa sot ato përfaqësohen nga ushtarët e tyre në botë, aty ku ka nevojë për siguri.

Kryediplomati amerikan deklaroi më tej, se për këto vende jetik mbetet thellimi i bashkëpunimit mes tyre.

Kryeministri Berisha ka deklaruar në celjen e punimeve të kësja konference, se Karta e Adriatikut, ia ka arritur qëllimit të saj, duke sjellë ndryshime epokale në rajon, duke bërë që edhe vendet armike të nisin bashkëpunimin,sic tha ai.

"Mirënjohje për ata që ideuan Kartën e Adriatikut si një instrument të ri me të cilin donin të ndihmonin vendet tona për progres në rritje drejt anëtarësimit në NATO. Mirënjohje për funksionimin e kësaj nisme që ia doli të shënojë ndryshime epokale në rajon, të bëjë kombet e këtij rajoni më të sigurta se kurrë. Ishte kjo nismë, Karta e Adriatukut, e cila bëri të mundur anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë edhe Koacisë, de fakto edhe të Maqedonisë në NATO. Karta e Adriatikut 5 sot, menjëherë pas themelimit e filloi me cështjet më sensitive që janë ato të sigursië, kjo nismë shërbeu për ndërtimin me shpejtësi të urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve që më parë nuk kishin parë me sy të mirë njëri-tjetrin. Vendet armike kanë shënuar sot një kapitull të ri në histori, kapitull bashkëpunimi”, theksoi Berisha.

Duke e cilësuar këtë kartë unike në llojin e vetë, Berisha përmendi edhe shtetin më të ri të rajonit, Kosovën si një vend që paraqet siguri për Ballkanin.

“Jam i bindur se Kosova, e cila është de fakto anëtare e NATO-s me gjithë bashkëpunimin e shkëlqyr që ka dhënë KFOR-i është garanci për stabilitet dhe paqe në rajon. Jam i bindur se pas kapërcimit të një situate problematike në veriun e Kosovës, Serbia do të marrë rolin që i takon në interesim të mirë të së ardhmes së kombit serb”, tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë siguroi se “Shqipëria është e vendosur të japë cdo kontribut në sigurinë kolektive, që përbën formën më të lartë të sigurisë, forma jetike për cdo vend. Siguria kolektive është roli ndërkombëtar i vendeve të lira”, tha ai më tej.

Publikuar: 24.10.2011 | 16:44
Lexuar: 429 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime