E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Republika e Maqedonisë është vendi i vetëm në të cilin me ligj të posaçëm mundësohet denacionalizimi i pronës së hebrenjëve, të cilët nuk e kanë mbijetuar sulmin dhe nuk kanë trashëgimtarë. Në vitin 2003 Qeveria e përfundoi tërësisht rikthimin e pronave për bashkësnë hebraike në Republikën e Maqedonisë dhe u ndau pronë, në tokë dhe objekt.
Maqedonia nė konferencėn










Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska do të ketë fjalim në konferencën "Përfitimet nga era e holokausit", e cila në organizim të Qeverisë së Republikës së Çekisë mbahet në Pragë. Krahas Kançeska-Milevska, në delegacion janë edhe Bjanka Subotiq, kryetare e bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë dhe Viktor Mizrahi, konsull nderi i Izraelit në Maqedoni.

Siç njoftoi Ministria e Kulturës, Kançeska-Milevska në fjalimin e saj do të përqëndrohet në aktivitetet që i ndërmerr Qeveria e Maqedonisë lidhur me riatdhesimin e bashkësisë hebraike. Më 11 mars të vitit 1943 madje 98 për qind e popullit hebraik në Maqedoni, rreth 7.200 persona prej të cilëve 3.000 fëmijë, janë internuar ose janë vrarë në llogorin nazist Treblinka në Poloninë e okupuar.

Republika e Maqedonisë është vendi i vetëm në të cilin me ligj të posaçëm mundësohet denacionalizimi i pronës së hebrenjëve, të cilët nuk e kanë mbijetuar sulmin dhe nuk kanë trashëgimtarë. Në vitin 2003 Qeveria e përfundoi tërësisht rikthimin e pronave për bashkësnë hebraike në Republikën e Maqedonisë dhe u ndau pronë, në tokë dhe objekt.

Ministria informon se këtë muaj Republika e Maqedonisë mori status vend-vëzhgues në Grupin ndërkombëtar për holokausin, që është faza e parë në procesin e anëtarësimit të plotfuqishëm.

"Me anëtarësimin në këtë organizatë të rëndësishme, të themeluar më 7 maj të vitit 1998, Republika e Maqedonisë aktivisht do të kontribuojë në realizimin e qëllimit kryesor të saj - avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sferën e arsimit, të mbajturit mend dhe hulumtimit të holokausit", njoftoi Ministria e Kulturës.

Në bregun e majtë të Vardarit po ndërtohet muze dedikuar viktimave nga holokausi, i cili, pas muzeve në Jerusalem dhe në Uashington, do të jetë i treti në botë, ose i pari në Evropë. "Me qendrën memoriale, Republika e Maqedonisë mbarë botën do të dërgojë mesazh se holokausi dhe luajtja me më të shenjtën - jetën e njeriut, asnjëherë nuk guxojnë të përsëriten", njofton Ministria e Kulturës

Publikuar: 29.06.2009 | 19:14
Lexuar: 844 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime