E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesja e Brazilit është fitues i edicionit të sivjem të Kupës së Konfederatave që këtë vit u zhvillua në Afrikën e Jugut pasi në finalen e madhe me rezultat 3 -2 mundi SHBA-në.
Brazili fitues i Kupės sė Konfederatave









Përfaqësuesja e Brazilit është fitues i edicionit të sivjem të Kupës së Konfederatave që këtë vit u zhvillua në Afrikën e Jugut pasi në finalen e madhe me rezultat 3 -2 mundi SHBA-në.

Edhe pse Brazilianët gjatë 45 minutave të para kishin disavntazh prej dy golave, në pjesën e dytë ata treguan klasin e tyre të vërtetë dhe në fund me plotë meritë iu gëzuan trofeut të tretë në kuadër të këtij evenimenti.

SHBA-të vetëm pas 10 minutave lojë me anë të Dempsit erdhën në epërsi, të cilën epërsi në minutën e 27-të e dyfishoi sulmuesi Donovan. Pjesa e dytë në tërësi foli për Brazilin. Vetëm pas 50 sekondave të kaluara në pjesën e dytë Luis Fabiano ngushtoi epërsinë e amerikanëve në 2 – 1, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 74-të barazoi shifrat në 2 – 2.

Fitoren Brazilit në këtë finale i’a solli kapiteni Lusio me golin e tij të shënuar 6 minuta para fundit. Me rezultatin e njëjtë, por vetëm pas vazhdimeve, Spanja mundi Afrikën e Jugut në ndeshjen që vendoste për pozitën e tretë në kuadër të Kupës së Konfederatave.

Publikuar: 29.06.2009 | 19:15
Lexuar: 405 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime