Volejboll i vajzave
Skuadra e volejbollit Shkëndija, në kategorinë e vajzave pas plot gjashtë viteve i është kthyer kampionatit republikan. Në ndeshje e parë të kampionatit të ri që u zhvillua në Krushevë kundër skuadrës vendase, vashat e trajnerit Namikqemal Mustafa kanë shënuar fitore 3-2 në set. Së para dua të theksoj se ndijë kënaqësi të veçantë pasi pas plot gjashtë viteve përsëri jemi kthyer kampionatit republikan. Në përballjen e parë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është fitorja edhe pse jo me rezultat maksimal. Unë jam i vetëdijshëm se për disa volejbolliste ishte kjo ndeshja e parë në karrierën e tyre ndaj uroj të gjithat për fitoren tha trajneri Namikqemal Mustafa menjëherë pas kthimit nga Krusheva.

Tetovaret kanë filluar furishëm në setin e parë dhe atë e kanë fituar me rezultat bindës 25-16, por në setin e dytë edhe pse loja ka qene e barabartë vendaset në fund kanë shënuar fitore të ngushtë 25-23. Seti i tretë ndoshta ka qenë edhe vendimtari të cilën lojtaret mysafire e kanë fituara me 25-22 edhe pse në setin e katërt vendasit kanë shënuar fitore të lartë 215-12, prapëse prapë fitoja e mysafireve nuk erdhi në pikë pyetje meqë në setin fundit shënuan fitore 15-12 dhe arkëtuan dy pikët para të kampionatit të ri.
Ekipi i vajzave të Shkëndijës në Krushevë është paraqitur me këtë formacion:
Arta Huseini kapiten, Arjeta Aliu, Laura Abazi, Fatim Murati, Enisa Rushidi, Nikolina Bogoevska, Marta Nestoroska, Sllavica Paunovska , Elinda Jonuzi, Albina Hamdiu, Funda Ibraimi, Hana Mehmeti, Artina Jumniu.
/ Sh. S./