Ish-dadoja, e cila ishte e martuar me krijuesit e hitit "Thriller" nga viti 1996 deri në vitin 1999, supozon se Prince Michael, 12-vjeçar, dhe 11-vjeçari Paris, kishin ardhur në jetë përmes fekondimit artificial, duke shfrytëzuar spermë të donatorit.
Ish-gruaja e Michael Jackson, Debbie Rowe, ka thënë se këngëtari i ndjerë nuk ishte baba biologjik i dy fëmijëve të tyre, Prince Michael dhe Paris.
Ish-dadoja, e cila ishte e martuar me krijuesit e hitit "Thriller" nga viti 1996 deri në vitin 1999, supozon se Prince Michael, 12-vjeçar, dhe 11-vjeçari Paris, kishin ardhur në jetë përmes fekondimit artificial, duke shfrytëzuar spermë të donatorit.
"Michael ishte i divorcuar, i vetmuar dhe dëshironte fëmijë. Unë isha një që i thash, 'Do ta mbaja foshnjën tënde'. I ofrova atij mitrën time, ishte dhuratë. Ishte diçka që e bëra për ta bërë të lumtur", ka thënë Rowe.
"Ishte vetëm një enë. Nuk ishte sperma e Michael. Kam paguar për atë, dhe gjithçka u realizua. E di se kurrë nuk do ti shoh kurrë fëmijët e mi. Nuk isha nënë e mirë, kurrë nuk ndjeva lidhje me ta", ka shtuar ish-gruaja e Michael.