Në periudhën e ardhshme Komisioni antikorruptues i ka analizuar të gjitha raportet të cilat kanë të bëjnë me periudhën zgjedhore gjegjësisht financimin e fushatës zgjedhore.
Në raportin e Komisionit shtetëror për pengimin të korrupsionit për financim të procesit zgjedhor janë vërejtur parregullsi, më shpesh në financimin dhe shfrytëzimin e mjeteve të partive dhe dhënien e informatave të pasakta nga ana e partive dhe pjesa e mediave, deklaroi so kryetari i komisionit Voisllav Zafirovski.
Në periudhën e ardhshme Komisioni antikorruptues i ka analizuar të gjitha raportet të cilat kanë të bëjnë me periudhën zgjedhore gjegjësisht financimin e fushatës zgjedhore.
"Kemi pasur derdhje të madhe të raporteve nga partitë politike dhe mediat elektronike dhe të shkruara. I morën çertifikatat bankare nga bankat për financimin e fushatës zgjedhore. Të gjitha informatat dhe raportet ishin të domosdoshme të kryqëzohen, të nxiren të dhënat kryesore dhe të bëhet analizë mbi bazë të së cilës do të dalim para Kuvendi të Republikës së Maqedonisë", tha Zafirovski në deklaratë për mediat e seminarit të sotëm "E drejta e BE-së - Lufta kundër korrupsionit, përplasje të interesave dhe ryshfet"
Raporti do të shqyrtohet në seancën e nesërme të komisionit dhe pastaj i dorëzuar deri në Parlament, sipas së cilit për përmbajtjen e tij do të jetë i informuar edhe publiku.