E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Xavi, ishte lojtari i cili “e nxori” Barcelonën në Granada kur në minutën 33 me gol shumë të bukur nga 27 metra largësi, që ia solli tre pikë të reja Barçës.
Barcelona me vėshtirėsi fiton nė Granada








Barcelona sonte e ka fituar duelin kundër Granadas, por me vështirësi të mëdha. Gjatë 90 minutave, ekipi katalanas nuk arriti ta zhvillojë lojën e vet, sikundër Lionel Messi nuk ishte ai i vërteti.

Praktikisht sot u dëshmua se nëse “ nuk i shkon” mesit, Barcelona luan më zbehtë, ka më pak aksione të frytshme dhe më pak është e rrezikshme për portën kundërshtare.

Xavi, ishte lojtari i cili “e nxori” Barcelonën në Granada kur në minutën 33 me gol shumë të bukur nga 27 metra largësi, që ia solli tre pikë të reja Barçës.

Nga minuta e 53-të Granada luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Romeros me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo Blaugranët nuk arritën të shënojnë gol tjetër.

Kjo fitore është e gjashta e Barcelonës në këtë kampionat spanjoll dhe e pozicionon hë për hë ekipin katalanas në krye të tabelës, para Levantes dhe Real Madridit, që të mërkurën zhvillojnë ndeshjet e kësaj xhiroje.

Publikuar: 26.10.2011 | 01:39
Lexuar: 424 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime