E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertët do të ndajnë rreth 136 kilogram uranium nga detonatori i asaj që është pjesë e brezit të bombave “B-53”, më të fuqishmet që amerikanët zotëronin në arsenalin e tyre të armëve.
SHBA, merr fund zyrtarisht Lufta e Ftohtė







Luftës së Ftohtë ka filluar të shkatërrohet në qendër ushtarake në Teksas, lajmëruan mediat amerikane gjatë të martës.

Ekspertët do të ndajnë rreth 136 kilogram uranium nga detonatori i asaj që është pjesë e brezit të bombave “B-53”, më të fuqishmet që amerikanët zotëronin në arsenalin e tyre të armëve.

Me peshë rreth katër tonë, “B-53” ka përmasat e një furgoni dhe është në gjendje të krijojë një shpërthim 600 herë më të fuqishëm se ai që ndodhi në Hiroshimë në vitin 1945.

Pjesë e brezit që filloi të ndërtohej në vitin 1962, “B-53” mbetën në shërbim aktiv deri në vitin 1997. Ajo ishte dizenjuar që të godiste objektiva thellë në brendësinë e tokës dhe duhet të transportohej nga bombarduesit B-52.

Prej më shumë se një dekade, armët në fjalë kanë filluar të demontohen, pasi konsidohen shumë të vjetra dhe të kushtueshme për t’u mbajtur në shërbim aktiv. Megjithatë, SHBA e ka patur gjithmonë e më të vështirë të shpërbëjë këto armë të shkatërrimit në masë, pasi me teknologjinë që ka avancuar, kanë mbetur të paktë ekspertët që janë ende në gjendje të merren me proceset e vjetra”.

Publikuar: 26.10.2011 | 09:46
Lexuar: 435 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime