E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit mes dy shteteve.
Kroacia mbėshtet Kosovėn nė procesin integrues








Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka dhënë përkrahjen e vendit të tij për agjendën evropiane të Kosovës.

Gjatë një takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e politikës, ekonomisë etj.

Ai tha se Kroacia mund ta ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane, duke u nisur edhe nga përvojat që shteti i tij ka kaluar në këtë rrugë.

Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit mes dy shteteve.

Ajo e përgëzoi presidentin Josipoviq për arritjet që Republika e Kroacisë ka bërë në procesin e reformave në vend, që kanë mundësuar hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Publikuar: 26.10.2011 | 14:59
Lexuar: 349 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime