Në autobiografinë e tij të licensuar, Jobs rrëfen: Ishte hera e dhjetë që në atë darkë më fliste për diçka novatore që kishte në mendje, aq sa më vinte për të vjellë vetëm duke e dëgjuar. Kështu, vendosa ti tregoja me të vërtetë se çfarë do të thonte të krijoja diçka novatore dhe bëra iPad-in.
Themeluesi i Apple, Steve Jobs dhe ai i Microsoft, Bill Gates, kanë akuzuar shpesh njëri-tjetrin për vjedhje idesh.
Megjithatë, duket se i ndjeri Jobs i detyrohet rivalit të tij më të madh një prej shpikjeve revolucionare që realizoi, iPad-in, ideja për të cilën iu krijua gjatë një darke të mërzitshme pune me një drejtues të Microsoft.
Në autobiografinë e tij të licensuar, Jobs rrëfen: Ishte hera e dhjetë që në atë darkë më fliste për diçka novatore që kishte në mendje, aq sa më vinte për të vjellë vetëm duke e dëgjuar. Kështu, vendosa ti tregoja me të vërtetë se çfarë do të thonte të krijoja diçka novatore dhe bëra iPad-in.
Pajisja me ekran të prekshëm u hodh në treg në prill 2010 dhe që prej atëherë, ka shitur 40 milion copë, duke u revolucionarizuar tregun.
Mënyra se si u frymëzua për të krijuar iPad-in, është një prej tërheqjeve kryesore të autobiografisë, me titullin e thjeshtë Steve Jobs.
Autori i librit, Walter Isaacson, intervistoi 40 herë gjeniun, në fazat e fundit të luftës së tij të gjatë me kancerin në pankreas, betejë të cilën e humbi në datën 5 tetor të këtij viti.