Fituesit janë zgjedhur në konkurrencë të 63 projekteve nga 38 kompani, të parashtruara në konkursin që e shpalli Ministria e Ekonomisë, përmes projektit "Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve në Maqedoni", të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Njëmbëdhjetë ndërmarrje të mëdha, të mesme dhe të vogla sot nga Ministria e Ekonomisë fituan çmim kombëtar për përgjegjësi shoqërore për projektet e zbatuara në vitin 2010 përmes të cilave kanë treguar praktika pozitive për veprim me përgjegjësi shoqëror në pesë kategori, ndërsa 26 u shpërblyen me pllaka për arritje në këtë sferë.
Fituesit janë zgjedhur në konkurrencë të 63 projekteve nga 38 kompani, të parashtruara në konkursin që e shpalli Ministria e Ekonomisë, përmes projektit "Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve në Maqedoni", të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini në ndarjen e çmimeve theksoi se promovimi i konceptit të përgjegjësisë shoqërore gjithnjë e më tepër ka interes edhe në Maqedoni, jo vetëm te subjektet zyrtare, por edhe te sektori publik dhe qytetar, opinioni më i gjerë dhe mediat.
"Pikërisht presionet nga ana e mediave dhe sektori qytetar do të jenë një nga elementet kyçe në praktikimin më intensiv të përgjegjësisë shoqërore. Krahas kësaj, një pjesë e praktikave do të vijnë apo veçmë vijnë nga kompanitë multinacionale të cilat e zgjerojnë biznesin e tyre në Maqedoni", tha Saraçini.
Ai u porositi kompanive të ngritën mbi interesat mesatare dhe ambiciet private dhe të investojnë në të mirën e përbashkët, por me këtë rast të mos e përjetojnë përgjegjësinë shoqërore si të imponuar nga jashtë.
"Kjo assesi nuk është koncept vetëm i kompanive të mëdha, të cilat realizojnë më shumë fitim, ky është koncept i jetës bashkëkohore" theksoi Saraçini.
Qëllimi i çmimit kombëtar për përgjegjësinë shoqërore të ndërmarrjeve është ta promovojë praktikat pozitive të veprimit shoqëror me përgjegjësi të ndërmarrjeve në Maqedoni dhe të jetë nxitje për vendosjen e mëtejshëm të përparimit të përgjegjësisë shoqërore te firmat në Maqedoni.
Ministria e Ekonomisë e zbaton projektin Përgjegjësi shoqërore e ndërmarrjeve në Maqedoni, në partneritet me Fondacionin zhvillimor të Maqedonisë për ndërmarrjet, Lidhjen e Odave Ekonomike dhe Shoqatën Konekt.