E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekonomia globale po fillon të tërhiqet nga recesioni global, por ky përforcim si duket do të jetë "anemik", me ç'rast do të mund gjatë të zgjasin disa tregues të pavolitshëm, mendojnë analistët.
Analistėt parashikojnė pėrforcim tė ngadalshėm tė ekonomisė botėrore




Ekonomia globale po fillon të tërhiqet nga recesioni global, por ky përforcim si duket do të jetë "anemik", me ç'rast do të mund gjatë të zgjasin disa tregues të pavolitshëm, mendojnë analistët.
SHBA-ja dhe Japonia kanë gjasa më të mira në mesin e ekonomive të mëdha të parat të tërhiqen nga problemet, duke e përforcuar gradualisht besimin afarist, por siç pritet, papunësia e madhe dhe mëtej do të rritet në SHBA dhe Evropë.
Analistët parashikojnë se ekonomitë e SHBA-së dhe Japonisë nga kuartali i tretë do të vazhdojnë me rritje, derisa eurozona do të vonohet pas tyre për pothuajse një kuartal.
"Fillimi dhe shpejtësia e përforcimit do të variojë, me ç'rast Azia do të jetë kryesues, SHBA-ja do ta ndjek, ndërsa Evropa do të ngec pas tyre, treguan ekonomistet e kompanisë "IHS Global insajt", Nariman Behravesh dhe Sara Xhonson.
Megjithatë, tregu amerikan i punës edhe më tej do të ballafaqohet me periudhë të krizës, e kjo do të ndikojë keq në shpenzimet e konsumatorëve, të cilët përfshijnë më shumë se 70 për qind nga aktiviteti i përgjithshëm ekonomik në SHBA.
Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) javën e kaluar e zmadhoi projeksionin e rritjes ekonomike për 30 anëtaret e veta, për herë të parë pas dy viteve, por njëkohësisht paralajmëroi se papunësia e zmadhuar dhe rritja e madhe e deficitit buxhetor paraqesin kanosje për sanimin ekonomik.
Shumë analistë mendojnë se ekonomitë e mëdha edhe shumë muaj do të rriten nën nivelin në të kaluarën, si pasojë nga kujdesi postkrizor tek shpenzuesit dhe sektori afarist.
Vëllimi i kredive njëkohësisht do të mbetet i thjeshtë në shumë tregje, pasi që bankat do ta plotësojnë bazën e tyre kapitale, të zvogëluar nga humbjet. Kushtet e përmirësuara ekonomike gjatë muajve të kaluara mund të zhduken për shkak të zvogëlimit të masava stimuluese, siç janë ndihma qeveritare dhe zvogëlimi i tatimeve apo ndihma e madhe financiare e bankave qendrore.
"Rruga e përforcimit ekonomik do të jetë e vështirë", tregojnë Bahravesh dhe Xhonson".
Të dhënat e punësimit në SHBA, të cilat duhet të publikohen të enjten, pritet të tregojnë se punëdhënësit amerikanë në qershor kanë ndërprerë edhe 355.000 vende të punës dhe se shkalla e papunësisë është zmadhuar për 26 për qind në maksimum vjetor në 9,6 për qind, prej 9,4 për qind në maj.
Disa analistë mendojnë se tremujori i tretë do të jetë pikë kritike për sektorin industrial amerikan.
Prodhuesit industrialë japonez janë më pak të brengosur dhe presin kushtet të përmirësohen gjatë tre muajve të ardhshme, duke e përfshirë edhe rritjen e eksportit dhe prodhimit.
Pritet që parashikimi tremujor ekonomik i "Bankës së Japonisë", i cili duhet të publikohet nesër, të tregojë përmirësim të besimit afarist në atë vend. "Këto do të jenë të dhënat e para relevante të cilat do të tregojnë se më e keqja në Japoni ka kaluar", mendon ekonomisti i "Sosiete Zheneral", Glen Mekgvajer.
Megjithatë, Japonia akoma ka vështirësi t'i tejkalojë problemet financiare të cilat rrejdhin që nga vitet e 90-ta nga shekulli i kaluar dhe duke i marrë parasysh problemet e ekonomive të tjera, nuk mund të mbështetet në eksport.
Zona e euros dhe më tej do të jetë e goditur nga papunësia, rënia e eksportit dhe problemet në sektorin financiar, të cilat depërtuan në kërkesën vendore.
Analistët presin që Banka qendrore evropiane (BQE) të enjten do të vendosë ta mbajë shkallën e vet bazë të kamatës në nivel të ulët rekord për një për qind.
BQE javën e kaluar e vërshoi sistemin bankar të eurozonës me 442 miliardë euro rekorde kredi njëvjetore me kamatë prej një për qind, me ç'rast dyfish e ka zmadhuar likuidimin e sistemit të vet bankar.
"Në ekonomitë e eurozonës edhe më tej do të vazdojë rënia e madhe ekonomike", parashikon ekonomisti i kompanisë "Berklejz kapital", Xhulijan Kalou. /mia/

Publikuar: 30.06.2009 | 06:03
Lexuar: 462 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime