E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Përvojën që e kemi me ligin për menaxhim me mbeturinat nga paketimet është e madhe dhe do shërbejë për zbatimin e ligjeve tjera, siç janë ligjet për menaxhim me mbeturinat nga akumulatorët dhe bateritë dhe për menaxhim me mbeturinat nga pajisjet elektronike dhe elektrike, të cilat janë në procedurë kuvendore", tha Ademi.
Seancė e Komisionit pėr menaxhim me mbeturinat nga paketimet









Komisioni për menaxhim me mbeturinat nga paketimet sot e mbajti seancën e parë me të cilën kryesonte ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi.

Komisioni u formua në gusht nga ana e Qeverisë për shkak të ndjekjes së situatës për menaxhim me mbeturinat nga paketimet.

Kompetenca e Komisionit, sipas Ademit, është që t'i shqyrtoj situatat me mbeturinat nga paketimi, të propozoj masa deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe deri te Qeveria për tejkalimin e situatave dhe të propozojë zgjidhje, me çka do të jap kontribut në mjedisin jetësor. Ai potencoi se Maqedonia në pjesën e menaxhimit me mbeturina nga paketimi e ka harmonizuar legjislacionin me atë evropian.
Komisioni për menaxhim me mbeturinat nga paketimet sot e mbajti seancën e parë me të cilën kryesonte ministri i Mjedisit  Jetësor dhe Planifikimit  Hapësinor Abdilaqim Ademi

"Përvojën që e kemi me ligin për menaxhim me mbeturinat nga paketimet është e madhe dhe do shërbejë për zbatimin e ligjeve tjera, siç janë ligjet për menaxhim me mbeturinat nga akumulatorët dhe bateritë dhe për menaxhim me mbeturinat nga pajisjet elektronike dhe elektrike, të cilat janë në procedurë kuvendore", tha Ademi.

Ministri dikasterial informon se krahas kompanisë Pakomak, e cila tani për tani është e vetme me liçencë për menaxhim me mbeturinat nga paketimi, në procedurë janë edhe tjera për marrjen e lejeve. Ai sqaroi se kompania e cila dëshiron të marrë leje në fillim duhet të parashtrojë marrëveshje se në fillim obligohet të mbledh 10 për qind nga tërë mbeturina nga paketimi, i cili krijohet në Republikën e Maqedonisë, ndërsa për vitin e ardhshëm si obligim ka të mbledh 30 për qind.

"Në Maqedoni momentalisht krijohen 100 mijë tonë mbeturina nga paketimi dhe secila kompani tani duhet të deklarojë se në fillim mund të mbledh 10 tonë nga kjo mbeturinë" deklaroi Ademi, duke shtuar se ato të cilët nuk do ta respektojnë Ligjin, do të paguajnë dënime.

Zëvendëskryetari i Asociacionit për riciklimin e mbeturinave pranë Odës ekonomike të Maqedonisë Vasil Gacevski vlerëson se puna më e shtrenjtë në këtë lloj të mbeturinave është funksioni i mbledhjes. Sipas tij, problemet themelore, qëndrojnë në fazën e mledhjes, ndërsa selektimi varet nga cilësia e mbeturinave të mbledhura.

Në seancën e Komisionit për menaxhim me mbeturinat nga paketimi morën pjesë përfaqësues nga ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Financave dhe Ekonomisë, BNJLV-së, përfaqësues të kompanive të cilat veprojnë me mbeturinat, persona fizikë dhe juridikë, të cilët kanë leje për menaxhim me mbeturina, përfaqësues nga sektori joqeveritar...
Komisioni për menaxhim me mbeturinat nga paketimet sot e mbajti seancën e parë me të cilën kryesonte ministri i Mjedisit  Jetësor dhe Planifikimit  Hapësinor Abdilaqim Ademi
Komisioni për menaxhim me mbeturinat nga paketimet sot e mbajti seancën e parë me të cilën kryesonte ministri i Mjedisit  Jetësor dhe Planifikimit  Hapësinor Abdilaqim Ademi

Publikuar: 26.10.2011 | 20:59
Lexuar: 630 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime