Nëse për të arritur një zgjidhje të këtij konflikti të ngrirë, të këtij ngërci politik që cënon të ardhmen e Kosovës, kryeministri i Kosovës pohon se është i gatshëm të takohet me Presidentin Tadic, pasi takimes mes të dyve, Thaci pohon se ka pasi dhe më parë.
Kryeministri Hashim Thaci deklaron se me 25 Korrik, Serbisë iu shua ëndrra për të ndarë Kosovën dhe për ti rrëmbyer territore.
Në një intervistë për Deutche Welle, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik për Kosovën që u zhvillua në Vjenë, pohoi ndër të tjera se në interes të 2 vendeve do të takohej dhe do të bisedonte me Presidentin serb, Boris Tadic.
Vendimi i 25 korrikut, për të marrë nën kontroll pikat kufitare me Serbinë 1 dhe 31; kanë qenë vendime të drejta sovrane të institucioneve tona. Sigurisht, që problemet nuk ishin të vogla dhe të lehta pasi për 12 vite ishin grumbulluar probleme të ndërlikuara me njëra-tjetrën. Por theksoj se kjo çështje është thjeshtë çështje rendi dhe ligji. Nuk është çështje politike, më 25 korrik ëndërra e Beogradit për ndarjen e Kosovës është shuar njëherë e përgjithmonë. Qytetarët në veri të Kosovës kanë qenë të manipuluar nga Beogradi, apo edhe të inspiruar nga për tu shkëputur nga Kosova. Ne si qeveri nuk jemi në konflikt me qytetarë serbë të veriut, ne duam të jemi afër tyre, të jemi prezent tek ata me investime, me projekte, me shkolla të reja, ambulanca, kanalizime e rrugë të reja.
Nëse për të arritur një zgjidhje të këtij konflikti të ngrirë, të këtij ngërci politik që cënon të ardhmen e Kosovës, kryeministri i Kosovës pohon se është i gatshëm të takohet me Presidentin Tadic, pasi takimes mes të dyve, Thaci pohon se ka pasi dhe më parë.
Ne jemi dy liderët më të votuar në dy vendet tona, presidenti Tadiç dhe unë. Natyrisht në interesin e dy shteteve, të dy popujve tonë, në interes të paqes, të stabilitetit të bashkëpunimit dhe të perspektivës euroatlantike, do të isha takuar me presidentin Tadiç, pasi ne jemi takuar edhe më herët. Çdo takim çdo bisedë, çdo dialog për interesa ndërshtetërore është në interesin e të gjithëve.
Lidhur me punimet e Forumit ekonomik për Kosovën në Vjenë, Thaci deklaroi se ky forum është shumë i rëndësishëm për Kosovën, për faktin sepse në këtë forum në rradhë të parë u bë një prezantim i rrethanave të reja, të krijuara në Kosovë për investitorët e huaj, rrethana këto që i favorizojnë investuesit e huaj.
Kosova është shtet i ri, por shtet i mundësive të mëdha, i mundësive që unë vetë kam besim se mund të shfrytëzohen maksimalisht prej investitorëve të huaj, të fuqishëm, jo vetëm austriakë por edhe të tjerë nga Evropa e mbarë bota.
Kryeministri kosovar më tej në intervistën për Deutche Welle theksoi se niveli i korrupsionit në Kosovë është më i ulët se të gjitha vendet e tjera në Rajon.
Ndërsa lidhur me akuzat e ngritura nga ish- eurodeputeti zvicerian, Dick Marty lidhur me tregtinë e organeve në kohën e luftës nga liderëte UCK-s. ku përmendej edhe emri Thacit, kryeministri kosovar theksoi se ky raport është i motivuar politikisht.
Unë nuk do dëshiroja ta riaktualizoja këtë temë në kuptimin politik. Raporti është i motivuar politikisht. Unë i jap mbështetje të plotë drejtësisë për sqarimin e plotë të këtij raporti. Sepse Kosova e meriton që kjo barrë që i kanë vënë në kurriz t`i hiqet sa më shpejt, pra të lehtësohet nga kjo barrë e panevojshme dhe e padrejtë.