Filmi nga viti 2010, në të cilin përkrah Stallones luajnë edhe Jason Statham, Arnold Shwarzenegger, Dolph Lundgren, Jet Li dhe Bruce Willis, ka fituar 274.5 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa ngjarja e filmit ka të bëj me një grup të vrasësve me pagesë, të cilët rrëzojnë nga pushteti një diktator latino-amerikan.
Aktorin e Hollivudit Sylvester Stallone, e ka paditur një skenarist nga Konektikati, sepse ylli i filmit Rocky, dyshohet të ketë vjedhur skenarin e tij për filmin "The Expendables".
Filmi nga viti 2010, në të cilin përkrah Stallones luajnë edhe Jason Statham, Arnold Shwarzenegger, Dolph Lundgren, Jet Li dhe Bruce Willis, ka fituar 274.5 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa ngjarja e filmit ka të bëj me një grup të vrasësve me pagesë, të cilët rrëzojnë nga pushteti një diktator latino-amerikan.
Marcus Web, skenarist, thotë se Stallone e ka vjedhur skenarin e tij "The Cordoba Caper" dhe se ngjarja e tregimit të tij është e ngjashme. Nëse e krahasoni, do të vëreni se ka shumë ngjashmëri mes këtyre dy projekteve dhe është evidente se skenari i Web-it është kopjuar, thuhet mes tjerash në padi, por nuk ka dëshmi se Stallone e ka parë punën e tij.