E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai konsideron se është normale në kushte të vendosjes së rendit më të madh dhe rregullave të ketë përpjekje për grevë nga persona të cilët nuk janë mësuar me një gjë të tillë.
Bexheti: Nė Idrizovė nuk ka grevė





Në burgun e Idrizovës nuk ka grevë, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, duke i komentuar informacionet në disa media për ndodhitë në atë institut ndëshkues-përmirësues.

Ai konsideron se është normale në kushte të vendosjes së rendit më të madh dhe rregullave të ketë përpjekje për grevë nga persona të cilët nuk janë mësuar me një gjë të tillë.

"Informatat e mia nuk thonë se ka grevë në Idrizovë. Nëse drejtori i burgut Idrizovë, në bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë për kryerje të sanksioneve, gjithnjë e më shumë dëshirojnë rend dhe rregulla, normal është që ata deri dje nuk i kanë rrespektuar rastet e tilla që të përpiqen të grevojnë. Nuk ka grevë", tha Bexheti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimti të librave "Dokumenet ndërkombëtare për gjyqësi të pavarur dhe cilësore".

I pyetur nëse ka mundësi që përsësi të hapen rastet për lëndët e Hagës, ministri dikasterial tha se nuk dëshiron të përgjigjet në çështje hipotetike.

Duke e komentuar zbatimin e Ligjit për konfiskim, Bexheti theksoi se Ministria e Drejtësisë e përcjell zbatimin e ligjeve dhe vepron në përputhje me informatat e institucioneve kompetente, Kuptohet se më vëmendje ndiqet edhe kjo zgjidhje ligjore, theksoi Bexheti.

Publikuar: 27.10.2011 | 13:29
Lexuar: 390 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime