Marrëveshja, thekson Rompuy, parashikon që në cirkostancat aktuale të krijohet një mbështetje e përkohshme që i mundëson sistemit bankar rezictenë ndaj tronditjeve në mënyrë të besuseshme.
Vendimi i Bashkimit Europian për rikapitalizimin e bankave do të risjellë besimin dhe do tI jap sigurinë sektorit bankar. Kështu ka deklaruar Presidenti i këshillit të europës, Herman Van Rompuy, në një deklaratë publike, në fund të natës së parë të samitit në Bruksel.
Ai ka ilustruar termat e marrëveshjes së arritur nga të 27 anëtarët e BE-së për rikapitalizimin e Bankave, sipas një qasje të koordinuar në nivel europian. Marrëveshja, thekson Rompuy, parashikon që në cirkostancat aktuale të krijohet një mbështetje e përkohshme që i mundëson sistemit bankar rezictenë ndaj tronditjeve në mënyrë të besuseshme.
Sipas asaj që u arrit, bankave ju kërkua që brenda datës 30 qershor 2012, të kenë 9% të kapitalit të cilësisë së lartë. Kjo shifër sqaron Rompuy, duhet të konsiderojë një zhvlerësim të titujve shtetëror, të mbajtura nga bankat, në nivelin e vlerës së tyre të tregut deri në 30 shtator 2011. përsa I përket faktit se kush do ti mbështesë kostot e rikapitalizimit, ashtu sic ishte parashikuar, u pranua teza e mbrojtur nga kancelarja gjermane Merke; me parë do të kontribuojnë si fillim vet bankat me capital privatë e më pas do të operohet nga ana e shteteve, nëse kapitali privat nuk është I mjaftueshëm dhe në analizën e fundit do të jetë Fondi Europian I Shpëtimit.
Bankat shpjegon Rompuy, duhet të mbledhin capital nga privatët dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme , do të kërkojnë ndihmë tek qeveritë kombëtare. Presidenti I Këshillit të europës ka theksuar më tej se cdo lloj forme e mbështetjes publike, si kombëtare ashtu edhe europiane, duhet ti përshtatet rregullave të BE mbi ndihmën e shteteve në një kontekst të krizës. Komisioni europian ka përcaktuar se do të aplikojë rregulla me një proporcionalitet të nevojshëm, në konsideratë me karakterin sistematik të krizës. Me këto masa, përfundon Rompuy, ne do të rifitojmë besimi dhe do ta cojmë sistemin bankar europian mbi një bazë të shëndoshë.