Projeksioni ndodh vetëm një vit pas projeksionit premierë të filmit në Festivalin e filmit në Berlin.
Me projeksionin e filmit kult "Metropolis" nga viti 1927 të regjisorit Frinc Lang dhe performancës muzikore të Filharmonisë së Maqedonisë sipas partiturave origjinale të Gotfrid Huperts nën shufrën dirigjuese të Helmut Imig, sonte në Operën dhe baletin e Maqedonisë do të shënohet 27 Tetori, Dita botërore për mbrojtjen e trashëgimisë audiovizuele, e shpallur nga UNESKO-ja.
Projeksioni ndodh vetëm një vit pas projeksionit premierë të filmit në Festivalin e filmit në Berlin.
Për të pestin vit me radhë Kinoteka e Maqedonisë e shënon këtë ditë të rëndësishme, ndërsa sivjet kanë vendosur t'i vënë theks edhe një segmenti special nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë audiovizuele - shënimin e rëndësisë, ruajtjes, mbrojtjes, restaurimit dhe prezantimit nga aspekti i qasjes në kolekcionet e arkivave të filmit deri te publiku.