Studentët e USHT-së dhe vizitorët tjerë në Panairin e studimeve në Francë dhe programeve frankofonike në rajon, nga organizatorët u njohën me programe të ndryshme studimore, kriteret dhe kushtet e nevojshme për ti vijuar studimet universitare në Francë, si dhe mundësitë për fitimin e bursës.
Studentet e Universitetit Shtetëror të Tetovës morën pjesë në Panairin e studimeve në Francë dhe programeve frankofonike në rajon. Në këtë aktivitet të organizuar në Shkup nga Qendra Kulturore Franceze dhe Ambasada e Francës në Maqedoni, universitetet franceze dhe departamentet frankofone të Ballkanit i prezantuan oferta...t e tyre për studimet e ciklit të parë dhe ciklit të dytë.
Studentët e USHT-së dhe vizitorët tjerë në Panairin e studimeve në Francë dhe programeve frankofonike në rajon, nga organizatorët u njohën me programe të ndryshme studimore, kriteret dhe kushtet e nevojshme për ti vijuar studimet universitare në Francë, si dhe mundësitë për fitimin e bursës.
Panairin e hapi solemnisht ambasadori francez në Maqedoni, Zhan Klod Shlumberzhe, ndërsa nga USHT-ja studentët u përfaqësuan nga Prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili dhe Shefi i Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frenge, Mr.sc. Ismail Kamberi.
Panairi u organizua nën moton Çelësi i studimeve tua, dhe është pjesë e ditëve udhëtuese Studenti 2011, që ditë më parë u organizuan në Shqipëri, ndërsa pas Maqedonisë do të organizohen edhe në Serbi dhe Bullgari.
Zyra për informim