E premte, 31.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fitorja e Kumar kthen në realitet filmin e suksesshëm “Slumdog Millionaire”, që bën fjalë pikërisht për një djalë të varfër indian që fiton konkursin.









Një burrë nga një prej shteteve më të varfëra të Indisë është bërë personi i parë që ka fituar 1 milion dollarë në versionin indian të spektaklit “Kush do të bëhet milioner”.

Sushil Kumar, një operator kompjuteri dhe mësues nga shteti lindor i Biharit, mori me vete cmimin më të madh në shfaqjen popullore.

Vëllai i fituesit, Sudhir Kumar, deklaroi se ai ishte përgatitur shumë mirë për sfidën e tij pasi dëgjonte vazhdimisht dhe me kujdes lajmet në mediat e huaja.

Fitorja e Kumar kthen në realitet filmin e suksesshëm “Slumdog Millionaire”, që bën fjalë pikërisht për një djalë të varfër indian që fiton konkursin.

Me termin “slumdog” identifikohen lagjet e Indisë ku mbizotëron varfëria e tejskajshme.

“S’e kisha menduar kurrë, as në ëndërrat e mia më të mëdha, se do të arrija deri këtu”, ka deklaruar 27-vjecari, i martuar pesë muaj më parë dhe me një rrogë mujore më pak se 150 dollarë në muaj.

Sipas mediave lokale, zoti Kumar po planifikon t’i përdorë paratë e fituara për të shlyer borxhet dhe për të blerë një shtëpi të re për familjen e tij.

I prezantuar nga ylli i Bollivudit, Amitabh Bachchan, spektakli që në gjuhën lokale njihet si Kaun Banega Crorepati, është një nga më të ndjekurit dhe ka rritur cmimet për fituesit këtë sezon.

Publikuar: 27.10.2011 | 15:07
Lexuar: 1076 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime