Ishte thënë më herët se këngëtarja Genta Ismajli është duke u bërë gati për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, por menaxheri i Gentës ka pohuar të kundërtën. John Goci, menaxher i këngëtares, ka pohuar se Genta as kësaj radhe nuk do të mund të jetë pjesë e këtij festivali, pavarësisht dëshirës së saj.

Sipas tij, kompozitori që kishte shkruar këngën me të cilën Genta Ismajli do të paraqitej në këtë kompeticion, nuk ishte shqiptar, gjë që e ka penalizuar këngëtaren kosovare, e cila prej kohësh bashkëpunon edhe me të huaj, me qëllim që të prekë tregun internacional të muzikës. Sipas rregullores, në mënyrë që ajo të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH që këtë vit thuhet se drejtohet nga Adi Krasta dhe këngëtarja e njohur Eda Zari kompozitori i këngës duhet të jetë medoemos shqiptar. Iku edhe një vit për Gentën, e cila e ka shprehur shumë herë dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë ose Kosovën në festivalin evropian.