Në tryezë ku janë të ftuar edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë do të diskutohet në lidhje me përgjegjësitë që rrjedhin nga rekomandimet e Progres raportit për sistemin e drejtësisë dhe nevojën për reflektimin e tyre.
Partia Socialiste bën një hap tjetër në drejtim të gjetjes së një paqeje me demokratët por edhe për të dhënë sinjale të qarta në Bruksel se opozita është pro integrimit të vendit.
Fjala është për një tryezë bisedimesh të organizuara nga selia rozë për sistemin e Drejtësisë dhe ku është ftuar edhe kryeministri Berisha por edhe eksponentë të tjerë si kryetari i grupit të PD-së dhe kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli dhe nga LSI kreun e grupit Lefter Koka.
Në ftesën që Ora News ka siguruar thuhet se tryeza e thirur nga grupi parlamentar i PS dhe deputetet e komisonit të ligjeve të kësaj force poltike do të diskutohet për Drejtësinë në sfidën e integrimit dhe si një reflektim mbi rekomandimet e Raport Progresit të BE-së.
Në tryezë ku janë të ftuar edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë do të diskutohet në lidhje me përgjegjësitë që rrjedhin nga rekomandimet e Progres raportit për sistemin e drejtësisë dhe nevojën për reflektimin e tyre.
Burime për Ora News bëjnë me dije se kryeministri Berisha nuk do t`i bashkangjitet kësaj tryeze për shkak të disa impenjimeve të tjera si kryeministër. Në axhendën e kryeministrit paraditen e së premtes është parashikuar inaugurimi i disa rrugëve në Tropojë.