E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kuvendi i bëri thirrje Komisionit evropian në pajtim me parimin e respektimit të diversiteteve evropiane pa prolongim ta analizojë mospërdorimin e mbiemrit maqedonas në kontekst të gjuhëve dhe cilësive kulturore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në pajtim me terminologjinë zyrtare të Kombeve të Bashkuara", qëndron në dokument.
Kuvendi i aprovoi konstatimet pėr Raportin e KE-sė pėr progresin e Maqedonisė







Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë unanimisht i aprovoi konstatimet për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Në to, midis tjerash, theksohet se vlerësimet dhe komentet e përmbajtura në Raport janë reflektim i gjendjeve reale në Republikën e Maqedonisë për rezultatet e arritura në procesin e integrimit të saj në BE. Organet kompetente detyrohen t'i analizojnë vërejtjet, ndërsa Qeveria të përgatisë plan për realizimin e rekomandimeve të përmbajtura në Raport.

Në pikën nëntë të konstatimeve me keqardhje u konstatua mungesa e mbiemrit "maqedonas/e" në Raportin e KE-së.

"Kuvendi i bëri thirrje Komisionit evropian në pajtim me parimin e respektimit të diversiteteve evropiane pa prolongim ta analizojë mospërdorimin e mbiemrit maqedonas në kontekst të gjuhëve dhe cilësive kulturore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në pajtim me terminologjinë zyrtare të Kombeve të Bashkuara", qëndron në dokument.

Zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane, Teuta Arifi, e cila u drejtua para deputetëve në pjesën e pasdites së seancës, theksoi se Raporti i KE-së është real dhe e tregon angazhimin e përgjithshëm gjatë vitit. Raporti, tha Arifi, është pozitiv në ato pjesë ku kemi arritur progres, por ka edhe vërejtje në ato segmente ku duhet të punojmë më shumë.

Ajo theksoi se pozitivisht është notuar plotësimi i kritereve politike, zgjedhjet e fundit parlamentare në shtet dhe dialogun politik, ndërsa reformat në gjyqësi, administratën publike dhe lirinë e të shprehurit janë fushat në të cilat duhet t'u qasemi seriozisht.

"Këto janë tri pikat të cilat duhet t'i trajtojmë në mënyrë serioze dhe t'i bëjmë reformat të cilat janë të nevojshme për t'i arritur standardet e kërkuara evropiane", theksoi Arifi, duke shtuar se do të hartohen dy plane veprimi në të cilat do të jepen drejtimet e mëtejshme për realizimin e reformave në këto sfera.

Lidhur me kërkesën e PDSH-së që në seancë të marrë pjesë zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane, Arifi tha se në mënyrë korrekte e ka njoftuar Parlamentin se për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në seancë.

Opozita akuzoi se shteti për hapëron në vend dhe se nuk ka kurrfarë progresi në fushën e eurointegrimeve, ndërsa shumica parlamentare vlerësoi se në pjesën më të madhe të Raportit është notuar progres, ndërsa arsyeja e vetme për të cilën Maqedonia nuk ka datë për negociata është kontesti me emrin.

Publikuar: 28.10.2011 | 14:09
Lexuar: 366 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime