E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Rexhepi falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e deritanishëm dhe e informoi për progresin e arritur dhe angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme për fillimin e dialogut për viza me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.
Lunacek mbėshtet fillimin e dialogut pėr liberalizimin e vizave





Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj.Ulrike Lunacek. Në këtë takim u diskutua për të arriturat në plotësimin e kushteve për Liberalizimin e Vizave me Bashkimin Evropian.

Ministri Rexhepi falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e deritanishëm dhe e informoi për progresin e arritur dhe angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme për fillimin e dialogut për viza me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.

Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunacek vlerësoi përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke kërkuar që të vazhdohet me këtë angazhim edhe në javët dhe muajt e ardhshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, me fokus në pjesën veriore të vendit, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rendi dhe ligji duhet të vendoset edhe në atë pjesë të vendit, për t’i hapur perspektivë zhvillimit edhe të asaj pjese të vendit.

Publikuar: 28.10.2011 | 14:31
Lexuar: 333 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime