E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fondacioni ndau edhe ndihmë të njëfishtë në të holla për shpërblimin "Studentë të gjeneratës" Elena Koçovës nga Fakulteti i mjekësisë me mesatare 10,00 dhe Tanja Boshkovskës nga Fakulteti i farmacisë me mesatare 9,35.
Fondacioni




Fondacioni "Trajçe Mukaetov" i themeluar nga kompania SHA "Alkoloid" ndau 40 bursa të reja për studentë të Fakultetit farmaceutik dhe të mjekësisë për vitin akademik 2011/2012.

Gjysma e bursave janë për studentët e farmacisë, ndërsa 20 u dedikohen studentëve të Fakultetit të mjekësisë. Bursa merret gjatë gjithë vitë në vlerë prej 6.500 denarë në muaj. Emrat e fituesve në mënyrë plotësuese do të publikohen ë mediat e shtypura.

"Fondacioni përfunimisht me studentët të cilët këtë vit do të marrin bursa do të ketë numër prej 182 bursistëve. Prej tyre veçmë 46 janë kryer, ndërsa 12 të cilët kanë diplomuar dhe punojnë në kompaninë 'Alkoloid' me tendencën që edhe mëtej të rritet numri i bursistëve nga të dy fakultetet mëtej kur do të diplomojnë, ndërsa nëse kanë dëshirë edhe të vazhdojnë të punojnë në kompaninë tonë", tha në konferencën e sotme për shtyp drejtori i përgjithshëm i SHA "Alkoloid" Zhivko Mukaetov.

Zgjedhja e studentëve-bursistë bëhet në bazë të kontributit akademik në studime dhe pozita sociale.

Dekani i Fakultetit të mjekësisë Nikolla Jankulloski theksoi se bursa ka domethënie të madhe për studentët gjatë krizës globale ekonomike dhe është nxitje për studimin e tyre të mëtejshëm dhe punën e tyre.

"Fondacioni ndan mjete edhe për projekte shkencore nga sfera e veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. Këtë vit në Fakultetin e mjekësisë për këtë bursë aplikuan 57 studentë, prej të cilëve janë ndarë 20 në propozim-listë, prej tyre tetë janë në semestrin e pestë të studimeve, ndërsa 12 janë studentë nga semestri i shtatë në mjekësi të prëgjithshme", informoi Jankullovski.

Fondacioni ndau edhe ndihmë të njëfishtë në të holla për shpërblimin "Studentë të gjeneratës" Elena Koçovës nga Fakulteti i mjekësisë me mesatare 10,00 dhe Tanja Boshkovskës nga Fakulteti i farmacisë me mesatare 9,35.

Krahas bursave, Mukaetov njoftoi se në piknikën humanitar të mbajtur paradokohe të SHA "Alkoloid" me rastin e 75-vjetorit të ekzistimit janë grumbulluar 425.500 denarë të cilat do të donohen në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup në repartin onkologjik.

Publikuar: 28.10.2011 | 15:58
Lexuar: 1378 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime