Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë Dimitar Petrov informon se faturat e "Ngrohtores" për shtëpitë të cilat paguajnë në 12 muaj do të rriten për 7,2 për qind, ndërsa faturat për shtëpi të cilat paguajnë vetëm gjatë sezonit të dimrit do të jenë më të larta për 9,6 për qind.
Çmimi i energjisë termike për ngrohje për amvisëritë prej 1 nëntorit shtrenjtohet prej 7,2 deri në 9,6 për qind, tek shrytëzuesit e "Ngrohtores" dhe për 13,29 për qind tek shfrytëzuesit e ngrohtores Shkup Veri.
Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë Dimitar Petrov informon se faturat e "Ngrohtores" për shtëpitë të cilat paguajnë në 12 muaj do të rriten për 7,2 për qind, ndërsa faturat për shtëpi të cilat paguajnë vetëm gjatë sezonit të dimrit do të jenë më të larta për 9,6 për qind.
Petrov theksoi se shtrenjtimi është rezultat i rritjes së çmimit të gazit natyror për 19,6 për qind.
Në llogarinë e Komisionit Rregullator për Energjetikë, vërejtje në seancën e përgatitur kanë aplikuar edhe dy kompanitë.
Vendimin përfundimtar Komisioni do ta sjellë në seancën të hënën, ndërsa ka të bëjë vetëm për nëntorin dhe dhjetorin, ndërsa nga muaji janar do të ketë llogari të re.