E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

KB “Shkëndija Boks” në këtë kampionat do të paraqite me këta boksier: Bujamin Shefkiu –+ 91 kg. Muhamed Durmishi 69-75 kg, Kajreman Aliu 60-63 kg, Lulëzim Bajrami- 57-60 kg, Nedim Idrizi- 75-81 kg , Altrim Memedi –69-75 kg, dhe Amin Izairi –64-69 kg
Poroj  nikoqire e kampionatit shtetėror nė boks




















Shaban SINANI

Pas shumë viteve të shtunë n në sallën e sporteve “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Poroj përherë të parë do të organizohet kampionatit republikan ekipor i boksit. Organizator teknik i kampionatit ekipor të boksit është Klubi Boksit “SHKËNDIJA BOKS” i Tetovës, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Boksit të Maqedonisë dhe në te prite të marrin pjesë të gjitha klubet anëtare të kësaj Federate. “Me vetë faktin se me themelimin klubit tonë dhe pranimit në Federatën e Boksit të Maqedonisë neve morëm obligim se do të jemi aktiv ën të gjitha drejtimet. Ja tani e shfrytëzuam rastin që të organizojmë kampionatin ekipor që është një nder për ne si klub i ri. Në fakt neve do të promovohemi para publikut tonë me boksierët tanë” tha kryetari i klubit Jusuf Hashimi
lajmerimi



Në këtë kampionat shtetëror, ekipi i Shkëndijës do të prezantohet me gjashtë boksier të vetë të cilët me padurim presin që të prezantohen para adhuruesve të boksit . “Është ky një moment q ë do të kujtojë shumë gjatë. Jam i bindur se paraqitja ime para publikut tetovar do të jetë e suksesshme” tha boksieri i kategorisë në peshat e rënda Bujamin Shefkiu.
Shkëndija Boks në këtë kampionat do të paraqite me këta boksier: Bujamin Shefkiu – senior, kategoria e super e rëndë + 91 kg. Muhamed Durmishi junior kategoria 69-75 kg, Kajreman Aliu kadet , kategoria 60-63 kg, Lulëzim Bajrami-pionier, kategoria e lehtë 57-60 kg, Nedim Idrizi-junior, kategoria gjysmë e rënd 75-81 kg , Altrim Memedi – senior, kategoria e mesme 69-75 kg, dhe Amin Izairi – senior, kategoria velter 64-69 kg
Kampionati ekipor i Maqedonisë në Boks, do të mbahet ditën e shtunë , në sallën sportive “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Poroj, me fillim në orën 14.00, ndërsa për të gjithë ata të cilët dëshirojnë që këtë kampionat ta ndjekin më për së afërmi kanë mundësi të jenë pjesë e këtij spektakli. Çmimi i buletës hyrëse është vetëm 100 denar. Organiziminin e këtij kampionati shtetëror të boksit është "Ilirija Center" Tetovë.
bileta

Publikuar: 28.10.2011 | 19:09
Lexuar: 544 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime